Cllevio porositës i djegies së makinës së Kozak Braçit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16.12.2023, 13:37

Kozak Braçi, një personazh kontravers i rrjetit social TikTok denoncoi djegien e mjetit të tij tip GLE poshtë shtëpisë së tij në lagjen Allias të Tiranës më datë 2 Dhjetor.

Dorian Limushaj 40 vjeç dhe Markelino Laho 18 vjeç të dy me banim në Vlorë, janë vënë në pranga nga policia si autorë të ngjarjes.

Sektori i krimeve në komisariatin nr.4 në Tiranë ka zbardhur ngjarjen dhe ka shpallur në kërkim si porositës të djegies së mjetit reperin Kleviol Ahmetaj i njohur ndryshe me pseudonimin Cllevio Serbiano.

Ky i fundit dyshohet se i ka paguar të dy autorët 1500€ eurosh për të djegur makinën e Braçit. Ky u bë tejet i njohur në rrjet pasi u mor peng nga Fabio Dushku në një video live në rrjetet sociale.

Cllevio është shfaqur pak ditë më parë i shtrirë në një shtrat spitali në Dubai nga ku deklaronte se do të kryente një ndërhyrje të vështirë në zemër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit