OBRM-PDUKM mëngjesin e sotëm ka deklaruar se struktura politike dhe policore e LSDM-së e ka inkurajuan Palevskin që të përhapë këtë atmosferë toksike dhe të mbjellë urrejtje – për shkak të mosndëshkimit, ka ndodhur vrasja tragjike e dyfishtë.
“Strukturat politike dhe policore të LSDM-së mbrojtën dhe mbyllën sytë ndaj sjelljes së Ljupço Palevski-Palços. Nëpërmjet podkasteve dhe emisioneve të tij në portalin e internetit, ai përhapi urrejtje dhe krijoi një atmosferë toksike. Autoritetet e inkurajuan të ofendonte, shpifte, kërcënonte dhe kur Palevski u ndje mjaft i paprekshëm, iu drejtua shantazhit dhe në fund përfundoi me një vrasje të dyfishtë tragjike” thuhet nga OBRM-PDUKM.
Ato gjithashtu shtuan se MPB-ja, Spasovski, Kovaçevski dhe LSDM-ja kanë heshtur për skandalin e 7 muajve më parë, i cili vërteton mosndëshkimin e Palevskit. Rasti i cili ka ndodhur në maj të vitit 2023, ku Palevski dhe grupi i tij janë kapur me armë ilegale ndërsa gërmonin për ar.
“Kështu që tani Palevski dhe bashkëpunëtorët e tij janë të lidhur me një nga vrasjet më të tmerrshme në Maqedoni. Ky është rezultat i mosndëshkimit dhe mosfunksionimit të institucioneve të menaxhuara nga Kovaçevski, Spasovski dhe LSDM. Vrasja e dyfishtë nuk do të kishte ndodhur nëse më parë të pandehurit do të sanksionoheshin për armë pa leje.
Ata janë nervozë sepse populli e sheh se ata inkurajuan dhe lejuan mbjelljen e urrejtjes dhe krijimin e një atmosfere toksike. Ata janë nervozë sepse e dinë se ka pasur lëshime në hetim dhe sepse e dinë se gabimet e tyre, të cilat i fshehin në mënyrë të shkujdesur, i kushtojnë dikujt jetën”, tha OBRM-PDUKM.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Njeriu i vitit 2023
KLIKO PËR TË VOTUAR
Emira Selimi
Emira Selimi, shqiptarja nga Manastiri, e cila po mbron gjuhën shqipe. Ajo ka ndërmarrë nismën, për ngritjen e një bibloteke në qytetin e Manastirit. Në bashkëpunim me studentë nga Kosova dhe Shqipëria, Emira po mbledh libra shqip për të ngritur këtë bibliotekë.
Deoni i vogël
Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
Elvis Naçi
Elvis Naçi, drejtuesi i Fondacionit “Firdeus”, i cili çdo ditë po vazhdon misionin e tij duke shpëtuar jetën e qindra fëmijëve të sëmurë. Më sipër janë edhe fëmijët, jeta e të cilëve është shpëtuar falë këtij Fondacioni të drejtuar nga Naçi. Ai kujdeset që çdo rast të përcillet tek çdo shqiptar dhe më pas gjithçka të përfundojë me sukses.
Sylvinho
Sylvinho, trajneri i Kombëtares shqiptare, i cili arriti të riorganizojë klubin dhe futbollistët dhe falë kësaj sot jemi në Euro 2024. Përzgjedhja e futbollistëve si dhe fryma e grupit që ai krijoi janë për t’u vlerësuar. Një pjesë të madhe të meritës për suksesin e Kombëtares i takon atij.
Afrim Bunjaku
Polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra tinzërisht nga terroristët serbë, të cilët ishin në përpjekje për të aneskuar veriun e Kosovës. Polici i Kosovës humbi jetën në përplasje me këta terroristë. Ai la pas tre fëmijë.
Marin Mema
Marin Mema, gazetari patriot, që jo vetëm po luan një rol të rëndësishëm në zbulimin e historisë së Shqipërisë dhe trojeve shqiptare, por i angazhuar edhe në kauza të tjera. Këtë vit ai realizoi edhe rindërtimin e një shtëpie, për një familje ne nevojë në Librazhd.
Shaqir Palushi
Shaqir Palushi, biznesmeni nga Kosova, pronar i Golden Eagle, i cili nëpërmjet Fondacionit Golden Eagle, ka ndihmuar dhjetra familje në nevojë. Ai ka vendosur që një pjesë të fitimit të tij, t;i përdorë për bamirësi.
Adnan Dibrani
Adnan Dibrani, shqiptar nga Mitrovica dhe politikan në Suedi. Ai u hodh në ujin e ftohtë të lumit Moraca në Podgoricë për të shpëtuar një foshnje që kishte rënë brenda. Pasi e nxorri nga uji, Adnani i bërë masazh kardiak foshnjës duke i shpëtuar jetën.
Altin Goxhaj
Altin Goxhaj, avokati guximtar, i cili këtë vit fitoi betejën në Gjykatë kundër axhendës LGBTQ+, që propozonin se mami dhe babi duhet të zëvëndësoheshin me prindi 1 dhe prindi 2. Gjithashtu, avokati, ishte ndër të vetmit që foli për bashkëpunimin midis qeverisë dhe opozitës, në lidhje me kullën pas Operas.
Mira Murati
Mira Murati ka pasur një karrierë mbresëlënëse në vitin 2023, përsa i përket përfshirjes së saj në Inteligjencën Artificiale. Ajo është pjesë e kompanisë Open AI dhe mbikëqyr ekipet që qëndrojnë pas ChatGPT. Për një kohë të shkurtër ajo ishte edhe në krye të kësaj kompanie.
Haram i vitit 2023
KLIKO PËR TË VOTUAR
Dan Hutra
Dan Hutra është autori i vrasjes së tre grave në zonën e Kamzës. Ai vrau dy të afërmet e ish-bashkëshortes së tij dhe motrën e një kundërshtari që kishte pasur në burg. Gjithashtu, ai plagosi edhe tre shtetase të tjera.
Erion Veliaj
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, përveç vjedhjeve të shumta që ai ka bërë, sulmoi mediat që e kundërshtojnë dhe i nxjerrin vjedhjet zbuluar. Ai është zgjedhur nga qytetarët si “Harami i Muajit Mars”, për sulmin që bëri ndaj JOQ ALBANIA, pasi nuk bie dakord me shkrimet kritike dhe denoncuese.
Odeta Dume
Odeta Dume, moderatorja e emisionit “Pa Gjurmë”, e cila për disa klikime më shumë vendosi që lajmin e vdekjes së një 22-vjeçareje, t’ia jepte nënës së saj në transmetim LIVE. Nëna e gjorë ishte në Francë, kur mësoi lajmin tragjik, skenar, që Odeta e kishte “gatuar” për shikueshmëri më të lartë.
Roland Xhaxho
Roland Xhaxho akuzohet si shkaktar i vdekjes së 3-vjeçarit, pas trajtimit të disa dhëmbëve. Familjarët thonë se kur e kishin djalin në gjendje kritike, mjeku dhe vajza e tij nuk hapnin telefonin. Kjo ngjarje u shoqërua me protesta edhe nga qytetarët.
Taulant Malaj
Taulant Malaj masakroi me thikë vajzën e tij, një shtetas italian dhe më pas gruan. Fatkeqësisht, vajza 16-vjeçare dhe shtetasi italian vdiqën në vend, ndërsa bashkëshortja e tij shpëtoi. Pasi kreu vrasjen, Taulant Malaj i filmoi viktimat dhe videon e shpërndau në Whatsapp.
Kiara Biba
Kiara Biba, anëtarja e LGBT-së që kërcënoi me jetë stafin e JOQ ALBANIA. Asaj nuk i pëlqyen aspak artikujt e JOQ ALBANIA dhe zgjodhi që të kërcënonte me jetë të gjithë gazetarët. Lidhur me këtë ngjarje u kërkua edhe reagim nga policia.
Naim Murseli
Naim Murseli, porositësi i vrasjes së Liridonës, gruas së tij. Ai organizoi vrasjen e bashkëshortes për arsye ende të paqarta dhe pagoi një bashkëfshatarin e tij për ta ekzekutuar. Ditën tjetër ai priti miqtë dhe pranonte ngushëllimet për Liridonën që ia kishte marrë vetë jetën.
Emin Cekani
Emin Cekani është taksisti manjak i kompanisë “Blue Taxi”. Ai ngacmoi seksualisht një turiste franceze, e cila u shokua dhe rastin e denoncoi në redaksinë e JOQ Albania. Pas publikimit nga JOQ, erdhi dhe reagimi i policisë.
Kompania ONE
Kompania ONE, është në listë për vjedhjen që po i bën shqiptarëve dhe shtetit. Pothuajse në gjithë vitin 2023, kompania ka thyer rekord me ankesa. Gjithashtu është kapur në flagrancë për mosdhënie faturash, si dhe mban peng klientët duke mos i prishur kontratën, pavarësisht afatit.
Milan Radojiçiç
Milan Radojiçiç, nënkryetari i Listës Serbe në Kosovë, që udhëhoqi sulmin terrorist në veriun e Kosovës. Ai u filmua brenda Manastirit të Banjskës. Radojiçiç është shkaktari kryesor i vrasjes së efektivit të policisë, Afrim Bunjaku.