Ky është profesori universitar që vdiq në aksidentin në Prishtinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.12.2023, 12:16

Një aksident në trafik në rrugën ‘Bill Klinton’ i shkaktoi lëndime të rënda këmbësorit që u godit nga vetura. 63-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe si pasojë ndërroi jetë në QKUK.

Media mëson se viktima është Ferhat Bejtullahu.

I ndjeri ishte profesor universitar dhe ligjërues i arkitekturës në kolegjin privat ‘UBT’.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është shoqëruar në stacion policor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit