“Verë n’dimër” do të hapet më 28 nëntor

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.11.2023, 19:45

Njëri nga organizimet më atraktive të kryeqytetit do të hapet së shpejti.

Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se “Verë n’dimër” do të hapet më 28 nëntor, në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

“A jeni gati për një super atmosferë me muzikë, vallëzim, pije e ushqim? “, shkruan në njoftimin e komunës.

Pushteti lokal në Prishtinës thekson se ky organizim është dashur të shtyhet për shkak të dekorimeve për festat e fundvitit.

“Verë n’dimër”, do të zgjasë deri më 10 janar 2024.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit