Pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme, Tirana vijon të jetë një kryeqytet i mbuluar nga plehrat.
Në çdo rrugë apo lagje të kryeqyteti gjen kosha të tejmbushur dhe plehra të papastruara prej ditësh, javësh apo muajsh.
Për të denoncuar një rast të tillë, një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë. Ai thotë se blloku i magazinave, në rrugën "Siri Kodra" është mbuluar nga plehrat pasi ka muaj që nuk pastrohen.
Edhe në pamjet e mëposhtme mund të shihen qartë grumbujt e plehrave që sa vijnë e shtohen.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje, te blloku i magazinave plehrat jane bere mal. Ka muaj qe nuk pastrohen