Deponitë, problem i përmendur në raportin e KE-së

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.11.2023, 09:19

Komisioni Evropian në rekomandimin e fundit në pjesën për menaxhim me mbeturinat, ka theksuar rëndësinë e fokusimit të vendit, në trajtimin e deponive rajonale, dhe luftës për ajër të pastër.

Sipas raportit të KE-së, Maqedonia, nuk ka përparim në drejtim të zgjidhjes së problemit me deponitë rajonale. Ky problem më i theksuar ka qenë në rajonin e Pollogut. Përkundër vërejtjeve, në Pollog vazhdojnë të përhapen deponitë rajonale, sidomos në komunat rurale. Krerët e komunave arsyetohen se nuk kanë mjete për largimin e tyre, ndërsa Qeveria, gjithnjë tregohet e shurdhër kundrejt kërkesave të komunave rurale.

“Ne parimisht kemi të bëjmë me dy probleme kryesore për çka kërkojmë zgjidhje imediate sepse e dimë se mundësitë tona financiare janë të kufizuara dhe kemi kërkuar vazhdimisht nga Qeveria që të sanojmë këtë sasi të mbeturinave. Sasia e parë ka të bëj me mbetjet e amvisërisë që është dhënë me koncesion dhe e dyta që na brengos e që kërkojmë zgjidhje me çdo operator të mundshëm, por në takimin e fundit që e patëm në Qeveri ishte problem bartja e tyre, sepse duhet të shkojnë gjitha në rusino dhe duke ditur largësinë, rrit shpenzimet e kostos për largimin e tyre. Por deri në këto momente ka mbetur diçka e parealizuar dhe kjo na mbetet për tu zgjidhur në një kohë tjetër,” tha Nuhi Neziri kryetar i komunës së Tearcës.

“Fatkeqësisht është një deponi që unë e gjeta aty dhe atë hapin e madh që bëmë ishte të ndalojmë hedhjen e mëtejshme të mbetjeve. Komuna ka bë këtë hap pozitiv që nuk ka ndodh më herët. Ne ka dy vite e gjysmë që punojmë në këtë drejtim dhe shkojmë në fazën tjetër për ta heq nga aty. Por krejt varet nga destinimi i mjete dhe s’mund të jap përgjigje për datë apo muaj por do e dislokojmë këtë deponi,” deklaroi Blerim Sejdiu, kryetar i komunës së Zhelinës.

Brukseli kërkon gjithashtu shtimin e kapaciteteve administrative dhe të inspektorateve komunale, në drejtim të luftës kundër ndotjes, me theks të veçantë ndotjen industriale.

“E kemi të qartë kërkesën e KE dhe jemi duke punuar në drejtim të përforcimit të kapacitetit të inspektoratit komunal por gjithsesi se hasim në pengesa. Kreu i komunës ka mundur të angazhoj inspektor në bazë të planit por, tani kjo gjë s`është e mundur shkaku i ndikimit të nivelit qendror, por edhe përkundër këtyre pengesave komuna do gjej mënyrën e veprimit në terren me qëllim mbrojtjen e ambientit jetësor,” u shpreh Besarta Dauti Ramadani zëdhënëse e komunës së Tetovës. Deponitë ilegale, nuk kanë të ndalur së përhapuri edhe përgjatë Parkut Kombëtar “Mali Sharr”. Drejtori i Parkut Ibrahim Dehari thotë se, ndotja që i bëhet Sharrit me hedhjen e mbeturinave përgjatë malit, është enorme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Frrok Gjini
    I pari në listë është Frrok Gjini, deputeti socialist, i cili, ishte i vetmi që ngriti zërin në komision për vjedhjen që kompania ONE, po i bën shqiptarëve. Para disa deputetëve, ai tha se duhet të kërkohet llogari ndaj kësaj kompanie.
    i riu nga Fieri
    I dyti në listë ëshë i riu nga Fieri, i cili shpërndan ushqim dhe disa të holla për të pastrehët në qytet. Videoja e tij mori shumë komente pozitive.
    Endri Goxhaj
    I treti në listë është Endri Goxhaj, i riu që menjëherë sapo pa postimin për kalin që kishte ngecur në lumë në Berat, u angazhua personalisht që t’i shpëtonte jetën. Sot kali është në një fermë në Tiranë dhe ndodhet në gjendje shumë të mirë.
    Shaqir Palushi
    I katërti në listë është Shaqir Palushi, biznesmeni nga Kosova, pronar i Golden Eagle, i cili nëpërmjet Fondacionit Golden Eagle, ka ndihmuar me 10 mijë euro të miturën me sëmundjen e rëndë dhe ka vendosur që të ndërtojë një shtëpi të re për familjen Mamaqi në Bubq. Ky akt bamirësie është duartrokitur nga shumë shqiptarë.
    Shqiptarët në Gjermani
    Në listë janë dhe shqiptarët në Gjermani, që pa i dridhur qerpiku u përballën me serbët në stadiumin në Leipzig. Ata ngritën flamurin shqiptar dhe bënë shqiponjën me duar, para serbëve që u vinin drejt për t’i kërcënuar.
    I riu që dorëzoi mbi 1 milionë lekë
    I gjashti në listë është i riu që dorëzoi mbi 1 milionë lekë të gjetura në rrugë. Ai tregoi se e dinte kush ishte i zoti i parave, por nuk kontaktone dot. Përmes JOQ ai gjeti të zotin e parave dhe i dorëzoi ato.
    Bujar Mulgeci
    I shtati në listë është Bujar Mulgeci. Tropojani që jeton në Angli, duke parë neglizhencën e qeverisjes vendore vendosi të dhurojë 12 mije euro për të shtruar rrugën e një fshati, që u vjen në ndihmë shumë banorëve.
Haram i Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Roland Dhe Ina Xhaxho
    Të parët në listë janë babë e bijë, Roland Dhe Ina Xhaxho, të cilët akuzohen si shkaktarët e vdekjes së 3-vjeçarit, pas trajtimit të disa dhëmbëve. Familjarët thonë se kur e kishin djalin në gjendje kritike, mjeku dhe vajza e tij nuk hapnin telefonin.
    Djemtë përdhunues
    Të dytët në listë janë djemtë vlonjatë që përdhunuan 26-vjeçaren, pasi i dhanë asaj pije alkoolike dhe drogë. Albi Ceno, Oltjan Tahiri, Gentjano Mehmeti dhe Vilion Kapaj kanë përdhunua rnë grup 26-vjeçaren nga Vlora. Dy prej tyre janë arrestuar ndërsa dy të tjerët janë në kërkim.
    Kozak Braçi
    Në listë është edhe tiktoksi Kozak Braçi. Ai është në listë pasi, pak ditë më parë ka goditur me shuplakë në kokë, një burrë dhe pamjet e dhunës i ka postuar në rrjetet sociale. Kjo video ka marrë shumë komente negative.
    Robert Staka
    Robert Staka, është shkodrani, që hiqej si gazetar në qytetin e Shkodrës. Ai dhunoi babain dhe e tallte atë në rrjetet sociale. Mësohet se Staka, aktualisht është në burg.
    Marinela Harmatini
    Marinela Harmatini, është zysha nga Shkodra, e cila mblodhi gati 200 mijë euro, me pretekstin se kishte burrin sëmurë, por sot nuk dihet ku është. Ajo është zhdukur bashkë me paratë.
    Emin Cekani
    Emin Cekani është taksisti manjak i kompanisë “Blue Taxi”. Ai ngacmoi seksualisht një turiste franceze, e cila u shokua dhe rastin e denoncoi në redaksinë e JOQ Albania. Pas publikimit nga JOQ, erdhi dhe reagimi i policisë.
    Kompania ONE
    Kompania ONE, është në listë për vjedhjen që po i bën shqiptarëve dhe shtetit. Këtë muaj, kompania ka thyer rekord me ankesa. Gjithashtu është kaur në flagrancë për mosdhënie faturash, si dhe mban peng klientët duke mos i prishur kontratën, pavarësisht afatit.
    Irfan Hysenbelliu
    pronari i dy fabrikave të birrës, pronar mediash dhe resorti, që lë pa paga punonjësit. Disa punonjës të tij kanë dalë në protestë, ndërsa të tjerë kanë denoncuar këtë skandal në redaksinë e JOQ ALBANIA. Hysenbelliu, ka disa muaj që nuk paguan shumë punëtorë.
    Manjaku në Durrës
    I nënti në listë është manjaku në Durrës, i cili sheh vajza të mitura dhe masturbohet para tyre. JOQ Albania ka publikuar dy raste të tij, një në autobus dhe një në një bar-kafe.
    Selami Bodi
    I fundit në listë është Selami Bodi, i cili mbyti gruan e tij në Itali. Pas një debati për arsye xheloizie ai e vrau gruan duke lënë jetimë katër fëmijë të mitur.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit