Vendimi për avancimin e gjykatëses së lëndës për “Llaskarcën”, që mund të rrezikojë kthimin e lëndës në rigjykim, ka revoltuar familjarët e viktimave të 13 shkurtit të vitit 2019. Sonja Avramovska, e cila humbi të birin në këtë aksident thotë se vetëm në vendin tonë shpërblehet gjykatësit që nuk kryejnë lëndët në kohë dhe dërgohen në vende më të mira të punës.
“Gjykatësja shkon në gjykatë të aplet sipas meritave me siguri, për rastet që nuk i ka zgjidh. Para vetë përfundimit para vetë dhënies së fjalëve përfundimtare që të paktën të sillet një vendim i shkallës parë, që të paktën për ne të ketë pak shpresa për drejtësi, e në vend të kësaj rasti do kthehet në rigjykim! Kështu është gjyqësia jonë çtë bëjmë. Tek ne ngjall kjo ngjall shumë dyshime se ka një prapavijë politike një dimension politik dhe asgjë tjetër, apo me qëllim e vonojnë që pas ndryshimeve të kodit Penal të bëhen të vjetra disa lëndë dhe kështu të fshihen përgjegjësit e këtij rasti. Unë shumë herë bashkë me burrin tim kemi thënë që ky rast duhet të zgjidhet tek krimi i organizuar, sepse nuk hiqet dot sipas atij neni të kodit Penal sikur kjo është një aksident i thjesht. Këtu janë të akuzuar gjashtë njerëz dhe rasti duhet të trajtohet si vrasje, por të ju them të drejtën po humbim shpresat nga sistemi i drejtësisë, e dimë do nis nga fillimi por do zgjas pafund sepse kushdo qoftë gjykatës do i duhet kohë për ta shikuar lëndën. Kjo për ne është zhgënjim i madh një gjë e tillë të ndodh para vet përfundimit”, u shpreh Sonja Avramovska familjare.
Edhe familjari tjetër Hasan Osmani shprehet i zhgënjyer. Kërkon që ky rast, i cili është zvarritur shumë kohë, të marrë një epilog.
“Mbrëmë kur e kuptova se do ndryshohet gjykatësja do shkoj në apelacion i zhgënjyem shumë, sepse erdhi në fund ma pas katër viteve, sepse një vit e vonoi super ekspertiza një vit, dhe pasi erdhi edhe kjo tash bëjnë tjetër dallavere. Nuk e mendonim se do na bëhet edhe kjo gjë vetëm e vetëm ta vjetërsojnë lëndën, pra dikujt i konvenon të vonohet puna sa më shumjë. Tash e katër vite unë kam ndjek çdo seancë dhe e pash që nuk do ketë fund kjo gjë. Një fjalë turke thotë më mirë një herë të vdesësh se sa përditë, por neve na mbysin prej katër vitesh kur shohim se çka ndodh aty brenda”, tha Hasan Osmani, familjar.
Familjarët shprehen se, nëse vjen deri tek vendimi për rigjykim të lëndës, ata revoltën e tyre do e shprehin përmes protestave.
“Ne do angazhohemi të protestojmë, por sa do ketë efekt nuk e dimë, sepse kemi humb besimin në gjykata. E shihni në lajme sa është besimi në gjykatat e Maqedonisë, tre për qind”, tha Hasan Osmani, familjar.
Të akuzuar në rastin e aksidentit në afërsi të Llaskarcës, që ndodhi më 13 shkurt të vitit 2019, ku humbën jetën 16 persona dhe u plagosën rëndë mbi 30, janë Durmish Beluli, pronar i kompanisë “Durmo Turs”, personi përgjegjës për transportin në kompani, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoil Trifunovski që akuzohen për vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion.
Ndërkaq për të njëjtën vepër akuzohen edhe tre punonjësit e stacionit për kontroll teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Frrok Gjini
I pari në listë është Frrok Gjini, deputeti socialist, i cili, ishte i vetmi që ngriti zërin në komision për vjedhjen që kompania ONE, po i bën shqiptarëve. Para disa deputetëve, ai tha se duhet të kërkohet llogari ndaj kësaj kompanie.
i riu nga Fieri
I dyti në listë ëshë i riu nga Fieri, i cili shpërndan ushqim dhe disa të holla për të pastrehët në qytet. Videoja e tij mori shumë komente pozitive.
Endri Goxhaj
I treti në listë është Endri Goxhaj, i riu që menjëherë sapo pa postimin për kalin që kishte ngecur në lumë në Berat, u angazhua personalisht që t’i shpëtonte jetën. Sot kali është në një fermë në Tiranë dhe ndodhet në gjendje shumë të mirë.
Shaqir Palushi
I katërti në listë është Shaqir Palushi, biznesmeni nga Kosova, pronar i Golden Eagle, i cili nëpërmjet Fondacionit Golden Eagle, ka ndihmuar me 10 mijë euro të miturën me sëmundjen e rëndë dhe ka vendosur që të ndërtojë një shtëpi të re për familjen Mamaqi në Bubq. Ky akt bamirësie është duartrokitur nga shumë shqiptarë.
Shqiptarët në Gjermani
Në listë janë dhe shqiptarët në Gjermani, që pa i dridhur qerpiku u përballën me serbët në stadiumin në Leipzig. Ata ngritën flamurin shqiptar dhe bënë shqiponjën me duar, para serbëve që u vinin drejt për t’i kërcënuar.
I riu që dorëzoi mbi 1 milionë lekë
I gjashti në listë është i riu që dorëzoi mbi 1 milionë lekë të gjetura në rrugë. Ai tregoi se e dinte kush ishte i zoti i parave, por nuk kontaktone dot. Përmes JOQ ai gjeti të zotin e parave dhe i dorëzoi ato.
Bujar Mulgeci
I shtati në listë është Bujar Mulgeci. Tropojani që jeton në Angli, duke parë neglizhencën e qeverisjes vendore vendosi të dhurojë 12 mije euro për të shtruar rrugën e një fshati, që u vjen në ndihmë shumë banorëve.
Haram i Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Roland Dhe Ina Xhaxho
Të parët në listë janë babë e bijë, Roland Dhe Ina Xhaxho, të cilët akuzohen si shkaktarët e vdekjes së 3-vjeçarit, pas trajtimit të disa dhëmbëve. Familjarët thonë se kur e kishin djalin në gjendje kritike, mjeku dhe vajza e tij nuk hapnin telefonin.
Djemtë përdhunues
Të dytët në listë janë djemtë vlonjatë që përdhunuan 26-vjeçaren, pasi i dhanë asaj pije alkoolike dhe drogë. Albi Ceno, Oltjan Tahiri, Gentjano Mehmeti dhe Vilion Kapaj kanë përdhunua rnë grup 26-vjeçaren nga Vlora. Dy prej tyre janë arrestuar ndërsa dy të tjerët janë në kërkim.
Kozak Braçi
Në listë është edhe tiktoksi Kozak Braçi. Ai është në listë pasi, pak ditë më parë ka goditur me shuplakë në kokë, një burrë dhe pamjet e dhunës i ka postuar në rrjetet sociale. Kjo video ka marrë shumë komente negative.
Robert Staka
Robert Staka, është shkodrani, që hiqej si gazetar në qytetin e Shkodrës. Ai dhunoi babain dhe e tallte atë në rrjetet sociale. Mësohet se Staka, aktualisht është në burg.
Marinela Harmatini
Marinela Harmatini, është zysha nga Shkodra, e cila mblodhi gati 200 mijë euro, me pretekstin se kishte burrin sëmurë, por sot nuk dihet ku është. Ajo është zhdukur bashkë me paratë.
Emin Cekani
Emin Cekani është taksisti manjak i kompanisë “Blue Taxi”. Ai ngacmoi seksualisht një turiste franceze, e cila u shokua dhe rastin e denoncoi në redaksinë e JOQ Albania. Pas publikimit nga JOQ, erdhi dhe reagimi i policisë.
Kompania ONE
Kompania ONE, është në listë për vjedhjen që po i bën shqiptarëve dhe shtetit. Këtë muaj, kompania ka thyer rekord me ankesa. Gjithashtu është kaur në flagrancë për mosdhënie faturash, si dhe mban peng klientët duke mos i prishur kontratën, pavarësisht afatit.
Irfan Hysenbelliu
pronari i dy fabrikave të birrës, pronar mediash dhe resorti, që lë pa paga punonjësit. Disa punonjës të tij kanë dalë në protestë, ndërsa të tjerë kanë denoncuar këtë skandal në redaksinë e JOQ ALBANIA. Hysenbelliu, ka disa muaj që nuk paguan shumë punëtorë.
Manjaku në Durrës
I nënti në listë është manjaku në Durrës, i cili sheh vajza të mitura dhe masturbohet para tyre. JOQ Albania ka publikuar dy raste të tij, një në autobus dhe një në një bar-kafe.
Selami Bodi
I fundit në listë është Selami Bodi, i cili mbyti gruan e tij në Itali. Pas një debati për arsye xheloizie ai e vrau gruan duke lënë jetimë katër fëmijë të mitur.