Elentina Memaj, mamaja që u denoncua nga e bija se e prostituuonte

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.11.2023, 09:36

39-vjeçarja Elentina Memaj është mamaja e denoncuar nga vajza e saj S.Memaj 15 vjeç se e shfrytëzonte për prostitucion.

Ajo është aktualisht duke u hetuar në liri.

E mitura ka kallëzuar penalisht mamanë e saj se kjo e fundit e detyronte të kryente seks me meshkuj të tjerë për përfitim monetar.

Persona të ndryshëm kanë denoncuar në redaksinë e JOQ presionin që po i bëhet të miturës për të tërhequr kallëzimin.

Burime për JOQ bëjnë me dije se Memaj ka qenë dy herë e martuar dhe e shkuara e saj njihet nga të gjithë banorët e zonës.

Ajo ka qenë dy herë e martuar. Me ish-bashkëshortin e parë i ka shkëputur lidhjet pasi ka akuzuar vëllain e këtij të fundit, kunatin e saj se donte ta përdhunonte.

Ish-bashkëshortin e dytë e ka akuzuar se ka dashur t’i përdhunojë të bijën. Pasi ky i fundit u vu pas hekurave ajo nisi bashkëjetesën me të dashurin e ri në shtëpinë e ish-burrit të saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit