Tronditën Milanon, reperi Baby Gang dhe Simba dënohen bashkë me dy të rinj shqiptarë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.11.2023, 09:06

Dy reperët e njohur italianë, Mohamed Lamine Saida, ose siç njihet ndryshe Simba La Rue, dhe Zaccaria Mouhib, ose Baby Gang, u dënuan me 6 vjet e 4 muaj dhe 5 vjet e 2 muaj nga një gjykatë në Milano.

Reperët akuzoheshin për të shtënat që ndodhën në natën midis 2 dhe 3 korrikut 2022 në via di Tocqueville, pranë Corso Como, zona e jetës së natës milaneze, në të cilën u plagosën dy senegalezë.

Me ta u dënuan edhe bashkëpunëtorët e tyre, dy shqiptarët: Eliado Tuci me 4 vjet e 6 muaj dhe Andre Rusta me 4 vjet dhe 2 muaj. 32-vjeçari Tuci njihet si menaxher i turneve dhe shofer personal i reperit Baby Gang, ndërsa Rusta si mik i tyre i afërt.

Ndërkohë që Faye Ndiaga, ai që qëlloi dy burrat u dënua me 5 vjet e 8 muaj, Pape Loum me 4 vjet e 5 muaj, Mounir Chakib me 3 vjet dhe 8 muaj dhe Alessane Faye 4 vjet dhe 2 muaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit