Kosova kërkon ndihmë nga rajoni për hetimet e sulmit në Banjskë – deri tash janë identifikuar 38 terroristë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.11.2023, 20:44

Prokuroria në Bosnje e Hercegovinë tha se ka pranuar një parashtresë nga institucionet e Kosovës për të hetuar origjinën e armëve të konfiskuara në Banjskë.

Në këtë fshat të komunës së Zveçanit, një grup terrorist sulmoi policinë e Kosovës më 24 shtator, duke vrarë një polic.

Në përleshjen e armatosur që pasoi, u vranë edhe tre terroristë serbë.

Në ditët pas sulmit, policia e Kosovës konfiskoi një sasi të madhe armësh në Banjskë, për të cilat tha se janë prodhim i fabrikave serbe dhe ish-jugosllave.

Në përgjigjen e Prokurorisë së Bosnjës dërguar REL-it thuhet se “informacionet e disponueshme paraprake tregojnë se nuk bëhet fjalë për armë të mbetura nga lufta në Bosnje e Hercegovinë”.

“Ndoshta bëhet fjalë për armë të prodhimit më të vonshëm, që nuk janë me prejardhje nga Bosnja. Por, përmes Institutit të bashkëpunimit ndërkombëtar, do të kryhen të gjitha aktivitetet e nevojshme për t’i përcaktuar me siguri të gjitha detajet”, tha Prokuroria e Bosnjës.

Në Prokurorinë Speciale të Kosovës konfirmuan se kanë kërkuar bashkëpunim nga disa shtete të rajonit në lidhje me hetimet e sulmit në Banjskë.

Qeveria e Kosovës e akuzon Serbinë për këtë sulm, por Serbia zyrtare e mohon përfshirjen.

Nga ky vend thonë se janë duke bërë hetime të ndara të sulmit.

Në një deklaratë në fillim të këtij muaji, Prokuroria e Bosnjës tha, po ashtu, se nuk ka iniciuar ndonjë hetim mbi pretendimet e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd se Millan Radoiçiq, ish-kryetar i Listës Serbe në Kosovë, ka siguruar armë, municion dhe eksplozivë nga Tuzlla për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

“Në Prokurorinë e Bosnje dhe Hercegovinës nuk kemi marrë asnjë raport nga organet policore për veprën e mundshme kriminale dhe autorët; nuk kemi marrë asnjë informacion nga institucionet e vendeve fqinje, kështu që nuk ka pasur urdhër për kryerjen e ndonjë hetimi”, tha më 6 nëntor Boris Grubeshiq, zëdhënës i Prokurorisë së Bosnje e Hercegovinës.

Muajin e kaluar, Prokuroria e Lartë Publike në Beograd tha se Radoiçiq akuzohet për sigurimin e armëve, municioneve dhe mjeteve shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla, në verilindje të Bosnje dhe Hercegovinës, nga janari i këtij viti deri më 24 shtator.

Sipas Prokurorisë serbe, armët i janë dorëzuar në territorin e Beogradit, nga ku i ka transportuar dhe fshehur në objekte të braktisura dhe pyje në Kosovë.

Ministri i Brendshëm i Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës, Ramo Isak, i hodhi poshtë akuzat nga Serbia, po ashtu.

Vetë Radoiçiq, përmes një letre publike më 29 shtator, pranoi se “personalisht” ka organizuar rebelimin e armatosur në veri të Kosovës.

Ai mohoi përgjegjësinë e autoriteteve shtetërore të Serbisë në sulm.

Ai, po ashtu, nuk i pranoi veprat, me të cilat e ngarkoi Prokuroria e Beogradit.

Radoiçiq u lirua nga mbajtja në Serbi, por iu konfiskuan dokumentet.

Deri ku arritën hetimet?

Prokuroria Speciale e Kosovës tha se po bën hetime intensive në lidhje me sulmin e 24 shtatorit.

Sipas burimeve të REL-it në polici, deri më tash janë identifikuar 38 persona që kanë qenë pjesë e grupit terrorist në Banjskë. Prej tyre, 31 kërkohen për t’u arrestuar.

Për personat që tashmë janë në paraburgim në Kosovë, e që janë disa, janë duke u ekzaminuar të gjitha provat, sipas burimeve.

Një zyrtar policor tha se “po hetohen provat që janë gjetur në vendin e ngjarjes”.

Në Prokurorinë Shtetërore të Maqedonisë së Veriut i thanë REL-it se, deri më tash, nuk kanë pranuar ndonjë kërkesë nga Kosova për ndihmë në hetime.

“Nuk e përjashtojmë mundësinë që ndihma e tillë të jetë kërkuar përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme deri te Ministria e Drejtësisë, por në Prokurori ende nuk ka diçka të tillë. Për sa i përket asaj se çfarë ndihme mund të ofrojmë, ne mund të ofrojmë ndihmë për persona konkretë nëse eventualisht kërkohet një gjë e tillë”, thanë nga Prokuroria në Shkup.

Sulmi në Banjskë nxiti shqetësime për qëndrueshmërinë në rajon, ndërsa bashkësia ndërkombëtare i bëri thirrje si Kosovës, ashtu edhe Serbisë që t’u kthehen bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve.

BE-ja tha se Kosova ka mandat ta hetojë sulmin në Banjskë, ndërsa nga Serbia kërkoi që të bashkëpunojë pa kushte.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Frrok Gjini
    I pari në listë është Frrok Gjini, deputeti socialist, i cili, ishte i vetmi që ngriti zërin në komision për vjedhjen që kompania ONE, po i bën shqiptarëve. Para disa deputetëve, ai tha se duhet të kërkohet llogari ndaj kësaj kompanie.
    i riu nga Fieri
    I dyti në listë ëshë i riu nga Fieri, i cili shpërndan ushqim dhe disa të holla për të pastrehët në qytet. Videoja e tij mori shumë komente pozitive.
    Endri Goxhaj
    I treti në listë është Endri Goxhaj, i riu që menjëherë sapo pa postimin për kalin që kishte ngecur në lumë në Berat, u angazhua personalisht që t’i shpëtonte jetën. Sot kali është në një fermë në Tiranë dhe ndodhet në gjendje shumë të mirë.
    Shaqir Palushi
    I katërti në listë është Shaqir Palushi, biznesmeni nga Kosova, pronar i Golden Eagle, i cili nëpërmjet Fondacionit Golden Eagle, ka ndihmuar me 10 mijë euro të miturën me sëmundjen e rëndë dhe ka vendosur që të ndërtojë një shtëpi të re për familjen Mamaqi në Bubq. Ky akt bamirësie është duartrokitur nga shumë shqiptarë.
    Shqiptarët në Gjermani
    Në listë janë dhe shqiptarët në Gjermani, që pa i dridhur qerpiku u përballën me serbët në stadiumin në Leipzig. Ata ngritën flamurin shqiptar dhe bënë shqiponjën me duar, para serbëve që u vinin drejt për t’i kërcënuar.
    I riu që dorëzoi mbi 1 milionë lekë
    I gjashti në listë është i riu që dorëzoi mbi 1 milionë lekë të gjetura në rrugë. Ai tregoi se e dinte kush ishte i zoti i parave, por nuk kontaktone dot. Përmes JOQ ai gjeti të zotin e parave dhe i dorëzoi ato.
    Bujar Mulgeci
    I shtati në listë është Bujar Mulgeci. Tropojani që jeton në Angli, duke parë neglizhencën e qeverisjes vendore vendosi të dhurojë 12 mije euro për të shtruar rrugën e një fshati, që u vjen në ndihmë shumë banorëve.
Haram i Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Roland Dhe Ina Xhaxho
    Të parët në listë janë babë e bijë, Roland Dhe Ina Xhaxho, të cilët akuzohen si shkaktarët e vdekjes së 3-vjeçarit, pas trajtimit të disa dhëmbëve. Familjarët thonë se kur e kishin djalin në gjendje kritike, mjeku dhe vajza e tij nuk hapnin telefonin.
    Djemtë përdhunues
    Të dytët në listë janë djemtë vlonjatë që përdhunuan 26-vjeçaren, pasi i dhanë asaj pije alkoolike dhe drogë. Albi Ceno, Oltjan Tahiri, Gentjano Mehmeti dhe Vilion Kapaj kanë përdhunua rnë grup 26-vjeçaren nga Vlora. Dy prej tyre janë arrestuar ndërsa dy të tjerët janë në kërkim.
    Kozak Braçi
    Në listë është edhe tiktoksi Kozak Braçi. Ai është në listë pasi, pak ditë më parë ka goditur me shuplakë në kokë, një burrë dhe pamjet e dhunës i ka postuar në rrjetet sociale. Kjo video ka marrë shumë komente negative.
    Robert Staka
    Robert Staka, është shkodrani, që hiqej si gazetar në qytetin e Shkodrës. Ai dhunoi babain dhe e tallte atë në rrjetet sociale. Mësohet se Staka, aktualisht është në burg.
    Marinela Harmatini
    Marinela Harmatini, është zysha nga Shkodra, e cila mblodhi gati 200 mijë euro, me pretekstin se kishte burrin sëmurë, por sot nuk dihet ku është. Ajo është zhdukur bashkë me paratë.
    Emin Cekani
    Emin Cekani është taksisti manjak i kompanisë “Blue Taxi”. Ai ngacmoi seksualisht një turiste franceze, e cila u shokua dhe rastin e denoncoi në redaksinë e JOQ Albania. Pas publikimit nga JOQ, erdhi dhe reagimi i policisë.
    Kompania ONE
    Kompania ONE, është në listë për vjedhjen që po i bën shqiptarëve dhe shtetit. Këtë muaj, kompania ka thyer rekord me ankesa. Gjithashtu është kaur në flagrancë për mosdhënie faturash, si dhe mban peng klientët duke mos i prishur kontratën, pavarësisht afatit.
    Irfan Hysenbelliu
    pronari i dy fabrikave të birrës, pronar mediash dhe resorti, që lë pa paga punonjësit. Disa punonjës të tij kanë dalë në protestë, ndërsa të tjerë kanë denoncuar këtë skandal në redaksinë e JOQ ALBANIA. Hysenbelliu, ka disa muaj që nuk paguan shumë punëtorë.
    Manjaku në Durrës
    I nënti në listë është manjaku në Durrës, i cili sheh vajza të mitura dhe masturbohet para tyre. JOQ Albania ka publikuar dy raste të tij, një në autobus dhe një në një bar-kafe.
    Selami Bodi
    I fundit në listë është Selami Bodi, i cili mbyti gruan e tij në Itali. Pas një debati për arsye xheloizie ai e vrau gruan duke lënë jetimë katër fëmijë të mitur.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit