EKSKLUZIVE për JOQ/ 5-vjeçarja Solei u dhunua nga edukatoret

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.11.2023, 11:19

Një tjetër episod dhune ndaj një të miture është regjistruar në një kopësht të Durrësit në shtator dhe është rrëfyer ekskluzivisht nga mamaja e Soleit 5 vjeç për JOQ Albania.

Vogëlushja shkonte prej tre vitesh ne kopështin privat të quajtur “Kinder” dhe është bërë viktimë e dhunës së edukatoreve disa herë.

Rasti i parë i dhunës ndaj Soleit është regjistruar në Korrik, ku edukatore Mirela e këtij kopështi e kishte mbyllur në banjo dhe i kishte shkulur flokët.

Në lidhje me rastin ka bënë në dijeni drejtoreshën e kopështit teksa ajo i ka thënë se në banjë nuk kanë kamera.

Rasti i dytë është regjistruar në Shtator, ku edukatore Adelina e ka qëlluar me shpullë dhe shenjat e dukshme të dhunës kanë shënjuar fytyrën e brishtë të vogëlushes.

Mamaja e vajzës është shprehur se ka parë pamjet filmike të kamerave kur ndaj 5 vjeçares është ushtruar dhunë por institucioni nuk i ka lejuar t’i marrë.

Ajo ka vënë në dijeni Danielën, drejtoreshën e kopështit për rastin teksa kjo e fundit i ka thënë se edukatore Adelina është pushuar nga puna.

Kjo e fundit i ka kërkuar falje mamasë së vajzës pasi i ka dërguar foton e shenjave të gishtave në fytyrën e vajzës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit