Nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut thuhet, se pranë Smokvicës, 20 km nga kufiri me Greqinë ndalohet një shtetas maqedonas duke transportuar ilegalisht në makinën e tij pesë migrantë sirianë.
Raste të tilla të trafikimit janë shpeshtuar në këtë periudhë, por ka ndodhur që migrantët t’u ikin organeve të sigurisë dhe më pas janë nisur në këmbë duke bërë një rrugë të gjatë dhe përplot rreziqe deri në kufirin me Serbinë.
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në tre muajt e fundit ka pasur një rritje të numrit të shtetasve të huaj që tentojnë të futen në vend nga territori i Greqisë. Prej 4.681 persona që kanë hyrë në territorin e Maqedonisë së Veriut, të cilët janë ndaluar nga rojet kufitare dhe pjesëtarët e policisë , 4.594 prej tyre sërish janë kthyer në territorin e Greqisë ndërsa qindra prej tyre janë vendosur në qendrat e tranzitit.
“Në qendrën e tranzitit në pjesën jugore të vendit gjenden 315 shtetas të huaj, prej të cilëve 197 gra, 54 fëmijë, 38 të mitur të pashoqëruar dhe 26 azilkërkues. Shumica janë nga Siria, Palestina, Pakistani, Algjeria, Egjipti, Nigeria, Kongo, Kameruni, Sierra Leone, Nepali dhe Kina. Në qendrën e tranzitit në kufirin me Serbinë në tremujorin e fundit kanë qëndruar 359 persona. Edhe në këtë qendër shumica e shtetasve të huaj janë nga Siria, Palestina, Maroku, Nepali dhe Algjeria”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski thotë, se gjendja është e qendrueshme, jo vetëm sa i përket migrantëve, por edhe krizave të tjera në rajon dhe më gjerë. “Të gjitha shërbimet dhe agjencitë e sigurisë po ndërmarrin çdo gjë në baza ditore në mënyrë që të mund ta mbajmë gjendjen stabile dhe të sigurt. Pra, për momentin situata është e qëndrueshme dhe nuk kemi asnjë indikacion për ndonjë përkeqësim të saj”, thotë Spasovski.
Nga shoqata humanitare “Legis”, e cila merret me kujdesin për migrantët, thonë se nuk presin ndonjë valë të re të migrantëve palestinez për shkak të konfliktit luftarak atje. Por nga Siria, Afganistani, apo edhe vende të tjera, do të ketë tentime për t’u futur në Maqedoninë e Veriut.
“Numri i atyre që kalojnë ilegalisht kufirin dhe arrijnë të nisen drejt Serbisë, është thuajse i njëjtë. Bëhet fjalë për grupe prej 30 deri 50 personash, të cilët fatkeqësisht organet e sigurisë nuk arrijnë t’i ndalojnë dhe nisen në këmbë, rrugë kjo që bart rreziqe të shumta”, thotë Jasmin Rexhepi nga shoqata “Legis”.
Aktivistja Lençe Zdravkin nga Velesi thotë, se në shtëpinë e saj ka pritur shumë migrantë të huaj, të cilët i ka ndihmuar me ushqime, ilaçe, ndërsa u ka ndihmuar edhe të vendosin kontakte me familjet e tyre dhe më pas ata kanë vazhduar rrugëtimin e tyre.
“Ne duhet ta kuptojmë se në mesin e tyre ka njerëz që nuk kanë as para, që janë sulmuar, janë plaçkitur ndaj edhe janë detyruar të vazhdojnë në këmbë rrugëtimin. Ndonjëherë ka më pak, por ndodh që të ketë edhe më shumë .Është shumë e rëndë kur sheh sytë e tyre që të lusin për ndihmë. Është shumë e dhimbshme kur kërkojnë të paktën të karikojnë celularët që të mund të flasin me familjet e tyre”, thotë Zdravkin.
Kontrolli i kufirit të Maqedonisë së Veriut me Greqinë nga muaji prill po ndihmohet nga agjencia kufitare e Bashkimit Evropian-FRONTEX. Qëllimi i misionit që përfshin rreth 100 policë, është parandalimi i migrimit të paligjshëm, ndërsa do të zgjasë deri në janar të vitit 2024, me mundësi vazhdimi. Maqedonia e Veriut në vitin 2015 u vërshua nga dhjetëra mijëra refugjatë nga vendet aziatike, që përdornin territorin e saj për të kaluar në vendet e BE-së, ndërkohë që u regjistruan edhe përplasje të ashpra mes policisë dhe migrantëve
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Frrok Gjini
I pari në listë është Frrok Gjini, deputeti socialist, i cili, ishte i vetmi që ngriti zërin në komision për vjedhjen që kompania ONE, po i bën shqiptarëve. Para disa deputetëve, ai tha se duhet të kërkohet llogari ndaj kësaj kompanie.
i riu nga Fieri
I dyti në listë ëshë i riu nga Fieri, i cili shpërndan ushqim dhe disa të holla për të pastrehët në qytet. Videoja e tij mori shumë komente pozitive.
Endri Goxhaj
I treti në listë është Endri Goxhaj, i riu që menjëherë sapo pa postimin për kalin që kishte ngecur në lumë në Berat, u angazhua personalisht që t’i shpëtonte jetën. Sot kali është në një fermë në Tiranë dhe ndodhet në gjendje shumë të mirë.
Shaqir Palushi
I katërti në listë është Shaqir Palushi, biznesmeni nga Kosova, pronar i Golden Eagle, i cili nëpërmjet Fondacionit Golden Eagle, ka ndihmuar me 10 mijë euro të miturën me sëmundjen e rëndë dhe ka vendosur që të ndërtojë një shtëpi të re për familjen Mamaqi në Bubq. Ky akt bamirësie është duartrokitur nga shumë shqiptarë.
Shqiptarët në Gjermani
Në listë janë dhe shqiptarët në Gjermani, që pa i dridhur qerpiku u përballën me serbët në stadiumin në Leipzig. Ata ngritën flamurin shqiptar dhe bënë shqiponjën me duar, para serbëve që u vinin drejt për t’i kërcënuar.
I riu që dorëzoi mbi 1 milionë lekë
I gjashti në listë është i riu që dorëzoi mbi 1 milionë lekë të gjetura në rrugë. Ai tregoi se e dinte kush ishte i zoti i parave, por nuk kontaktone dot. Përmes JOQ ai gjeti të zotin e parave dhe i dorëzoi ato.
Bujar Mulgeci
I shtati në listë është Bujar Mulgeci. Tropojani që jeton në Angli, duke parë neglizhencën e qeverisjes vendore vendosi të dhurojë 12 mije euro për të shtruar rrugën e një fshati, që u vjen në ndihmë shumë banorëve.
Haram i Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Roland Dhe Ina Xhaxho
Të parët në listë janë babë e bijë, Roland Dhe Ina Xhaxho, të cilët akuzohen si shkaktarët e vdekjes së 3-vjeçarit, pas trajtimit të disa dhëmbëve. Familjarët thonë se kur e kishin djalin në gjendje kritike, mjeku dhe vajza e tij nuk hapnin telefonin.
Djemtë përdhunues
Të dytët në listë janë djemtë vlonjatë që përdhunuan 26-vjeçaren, pasi i dhanë asaj pije alkoolike dhe drogë. Albi Ceno, Oltjan Tahiri, Gentjano Mehmeti dhe Vilion Kapaj kanë përdhunua rnë grup 26-vjeçaren nga Vlora. Dy prej tyre janë arrestuar ndërsa dy të tjerët janë në kërkim.
Kozak Braçi
Në listë është edhe tiktoksi Kozak Braçi. Ai është në listë pasi, pak ditë më parë ka goditur me shuplakë në kokë, një burrë dhe pamjet e dhunës i ka postuar në rrjetet sociale. Kjo video ka marrë shumë komente negative.
Robert Staka
Robert Staka, është shkodrani, që hiqej si gazetar në qytetin e Shkodrës. Ai dhunoi babain dhe e tallte atë në rrjetet sociale. Mësohet se Staka, aktualisht është në burg.
Marinela Harmatini
Marinela Harmatini, është zysha nga Shkodra, e cila mblodhi gati 200 mijë euro, me pretekstin se kishte burrin sëmurë, por sot nuk dihet ku është. Ajo është zhdukur bashkë me paratë.
Emin Cekani
Emin Cekani është taksisti manjak i kompanisë “Blue Taxi”. Ai ngacmoi seksualisht një turiste franceze, e cila u shokua dhe rastin e denoncoi në redaksinë e JOQ Albania. Pas publikimit nga JOQ, erdhi dhe reagimi i policisë.
Kompania ONE
Kompania ONE, është në listë për vjedhjen që po i bën shqiptarëve dhe shtetit. Këtë muaj, kompania ka thyer rekord me ankesa. Gjithashtu është kaur në flagrancë për mosdhënie faturash, si dhe mban peng klientët duke mos i prishur kontratën, pavarësisht afatit.
Irfan Hysenbelliu
pronari i dy fabrikave të birrës, pronar mediash dhe resorti, që lë pa paga punonjësit. Disa punonjës të tij kanë dalë në protestë, ndërsa të tjerë kanë denoncuar këtë skandal në redaksinë e JOQ ALBANIA. Hysenbelliu, ka disa muaj që nuk paguan shumë punëtorë.
Manjaku në Durrës
I nënti në listë është manjaku në Durrës, i cili sheh vajza të mitura dhe masturbohet para tyre. JOQ Albania ka publikuar dy raste të tij, një në autobus dhe një në një bar-kafe.
Selami Bodi
I fundit në listë është Selami Bodi, i cili mbyti gruan e tij në Itali. Pas një debati për arsye xheloizie ai e vrau gruan duke lënë jetimë katër fëmijë të mitur.