Erkanda iu lutet shqiptarëve: Më ndihmoni t’i bëj ballë sëmundjes e të mos lë 3 fëmijë jetim

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.11.2023, 21:32

Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.

Erkanda, është një zonjë nga Shkodra që jeta e ka sprovuar në mënyra nga më të ndryshmet, por deri tani ia ka dalë të qëndrojë vetë në këmbë e të mos ia shtrijë dorën askujt për ndihmë.

Por tani që është diagnostikuar me kancer limfome stadi katërt agresiv, ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve për të vazhduar luftën ndaj kësaj sëmundje por edhe për t’iu qëndruar pranë 3 fëmijëve të saj.

Ajo thotë se çdo natë, Muhamedi djali 12-vjeçar, Ensara 10-vjeçe dhe Nisrina-4 vjeçe lajnë me lot krevatin ku ajo dergjet prej sëmundjes së rëndë.

Dëshira e vetme si nënë, është që t’i shohë tre fëmijët e saj teksa rriten pasi ata janë e vetmja forcë që e mbajnë gjallë në jetë.

Por për t’i bërë ballë kësaj sëmundje të rëndë, ajo ka nevojë për kurim jashtë shtetit, që as vetë dhe as familja nuk ia mundëson dot.

Prandaj kushdo që ka dëshirë dhe mundësi për të ndihmuar Erkandën, mund ta bëjë nëpërmjet GoFundMe ose llogarive bankare.

Apeli për ndihmë:

Shperndaje! Mos mi lini femijet jetim! Une jam Erkanda nga Shkodra nene e tre femijeve. Do t’u lutesha motrave dhe vellezerve, qytetareve te dashtun te Shkodres dhe gjithe shqiptareve ane e mbane botes ta shperndanin kete status.

Jeta ime eshte nga me te veshtirat qe mund keni lexuar dhe po mos te ishte per femijet, nuk do ta publikoja, por keto jane sprova te Zotit... E rritur mes dhimbjesh por me forcen qe te jep besimi i kemi perballuar, kam duruar kur humba motren e cila ishte vetem 17 vjec nga nje semundje e rende. Kam duruar kur humba babain, kam duruar kur humba motren tjeter te re ne moshe dhe la kater femije jetime. Nenen qe kam ne shtepi eshte e semure me karroce, e shpirti im e di sa ka vuajtur gjate kesaj kohe.

Por sot po ju drejtohem me zemer ne dore mos mi lini femijet jetim.. Prej nje viti e gjysem jam diagnostikuar me kancer limfome stadi katert agresiv. Ketu shpresat jane te pakta dhe e vetmja shprese eshte kurimi jasht shtetit por qe shuma eshte e paberballueshme per mua dhe familjen time te vrare nga hallet.

Muhamedi djali im 12 vjecar i duhet te kujdeset per motrat e vogla, Ensaren 10 vjec dhe Nisrinen 4 vjec. Nuk ka dite qe krevatin tim nuk e lajne me lot, e keta femije jane forca ime qe sot po ju shkruaj juve. Dua si cdo nene te jetoj sa te rriten, vetem kete deshire kam, ndaj me lot ne sy ju lutem me ndihmoni, mos t’i lej jetime. Ne bote ka shume vuajtje, une jam nje prej tyre dhe sa here shoh femijet them: “Mami do te jetoje vetem per ju” ata jane forca qe me mbajne gjalle...

E di qe mbase jo te gjithe do te kene mundesi te me ndihmojne, por dhe nje shperndarje, nje lutje qe te sherohem eshte shume per mua, ju lutem motra e vellezer per hater te Zotit t’i rris femijet se ata do ta kerkojne nenen e tyre si cdo femije tjeter... Me respekt motra juaj Erkanda Kotrri

Linku GoFundMe

https://www.gofundme.com/f/te-shpetojme-jeten-e-arkandes

Llogaritë bankare ku mund të kontribuoni:

PayPal: https://www.paypal.com/donate/?hosted_button_id=5CK3LSDNMU3QY&fbclid

[email protected]

Te dhenat bankare ne Zvicër

Name: Firdeus

Emri i Bankes: Post Finance

Adresse: Untere Scheugstr 3 8707 Uetikon am See

Konto Nr.: 15-387081-5

IBAN: CH94 0900 0000 1538 7081 5

BIC: POFICHBEXXX

Të dhënat bankare në USA

Bank Name : Morton Community bank

Beneficiary Name : Friends of Fondacioni Firdeus

Routing Number: 071123204

Account number : 769397

Konto Gjermani

Firdeus Germany Stiftung

Sparkasse Fürstenfeldbruck

IBAN: DE88 7005 3070 0032 2673 46

BIC: BYLADEM1FFB

Konto UK

FIRDEUS UK

Sort code23-14-70

Account number:88494986

IBAN: GB95 TRWI 2314 7088 4949 86

Address: TransferWise

56 Shoreditch High Street London

E1 6JJ United Kingdom

Të dhënat bankare në Shqiperi

Fondacioni Firdeus, Credins Bank,

Adresa e bankes: Rr Vaso Pasha, nr 8, Tirana, Albania.

SWIFT CODE CDISALTR

IBAN EURO:AL76 2121 1573 0000 0000 0088 3481

IBAN USD: AL33 2121 1573 0000 0000 0088 3479

Konto ne Kosove

Fondacioni Shqiptarët për Shqiptarët Kosovë

IBAN XKO5 1905001222031128

Banka Kombetare Tregetare – Kosova

Fushë Kosovë

Swift Code: NCBAXKPR

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Frrok Gjini
    I pari në listë është Frrok Gjini, deputeti socialist, i cili, ishte i vetmi që ngriti zërin në komision për vjedhjen që kompania ONE, po i bën shqiptarëve. Para disa deputetëve, ai tha se duhet të kërkohet llogari ndaj kësaj kompanie.
    i riu nga Fieri
    I dyti në listë ëshë i riu nga Fieri, i cili shpërndan ushqim dhe disa të holla për të pastrehët në qytet. Videoja e tij mori shumë komente pozitive.
    Endri Goxhaj
    I treti në listë është Endri Goxhaj, i riu që menjëherë sapo pa postimin për kalin që kishte ngecur në lumë në Berat, u angazhua personalisht që t’i shpëtonte jetën. Sot kali është në një fermë në Tiranë dhe ndodhet në gjendje shumë të mirë.
    Shaqir Palushi
    I katërti në listë është Shaqir Palushi, biznesmeni nga Kosova, pronar i Golden Eagle, i cili nëpërmjet Fondacionit Golden Eagle, ka ndihmuar me 10 mijë euro të miturën me sëmundjen e rëndë dhe ka vendosur që të ndërtojë një shtëpi të re për familjen Mamaqi në Bubq. Ky akt bamirësie është duartrokitur nga shumë shqiptarë.
    Shqiptarët në Gjermani
    Në listë janë dhe shqiptarët në Gjermani, që pa i dridhur qerpiku u përballën me serbët në stadiumin në Leipzig. Ata ngritën flamurin shqiptar dhe bënë shqiponjën me duar, para serbëve që u vinin drejt për t’i kërcënuar.
    I riu që dorëzoi mbi 1 milionë lekë
    I gjashti në listë është i riu që dorëzoi mbi 1 milionë lekë të gjetura në rrugë. Ai tregoi se e dinte kush ishte i zoti i parave, por nuk kontaktone dot. Përmes JOQ ai gjeti të zotin e parave dhe i dorëzoi ato.
    Bujar Mulgeci
    I shtati në listë është Bujar Mulgeci. Tropojani që jeton në Angli, duke parë neglizhencën e qeverisjes vendore vendosi të dhurojë 12 mije euro për të shtruar rrugën e një fshati, që u vjen në ndihmë shumë banorëve.
Haram i Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Roland Dhe Ina Xhaxho
    Të parët në listë janë babë e bijë, Roland Dhe Ina Xhaxho, të cilët akuzohen si shkaktarët e vdekjes së 3-vjeçarit, pas trajtimit të disa dhëmbëve. Familjarët thonë se kur e kishin djalin në gjendje kritike, mjeku dhe vajza e tij nuk hapnin telefonin.
    Djemtë përdhunues
    Të dytët në listë janë djemtë vlonjatë që përdhunuan 26-vjeçaren, pasi i dhanë asaj pije alkoolike dhe drogë. Albi Ceno, Oltjan Tahiri, Gentjano Mehmeti dhe Vilion Kapaj kanë përdhunua rnë grup 26-vjeçaren nga Vlora. Dy prej tyre janë arrestuar ndërsa dy të tjerët janë në kërkim.
    Kozak Braçi
    Në listë është edhe tiktoksi Kozak Braçi. Ai është në listë pasi, pak ditë më parë ka goditur me shuplakë në kokë, një burrë dhe pamjet e dhunës i ka postuar në rrjetet sociale. Kjo video ka marrë shumë komente negative.
    Robert Staka
    Robert Staka, është shkodrani, që hiqej si gazetar në qytetin e Shkodrës. Ai dhunoi babain dhe e tallte atë në rrjetet sociale. Mësohet se Staka, aktualisht është në burg.
    Marinela Harmatini
    Marinela Harmatini, është zysha nga Shkodra, e cila mblodhi gati 200 mijë euro, me pretekstin se kishte burrin sëmurë, por sot nuk dihet ku është. Ajo është zhdukur bashkë me paratë.
    Emin Cekani
    Emin Cekani është taksisti manjak i kompanisë “Blue Taxi”. Ai ngacmoi seksualisht një turiste franceze, e cila u shokua dhe rastin e denoncoi në redaksinë e JOQ Albania. Pas publikimit nga JOQ, erdhi dhe reagimi i policisë.
    Kompania ONE
    Kompania ONE, është në listë për vjedhjen që po i bën shqiptarëve dhe shtetit. Këtë muaj, kompania ka thyer rekord me ankesa. Gjithashtu është kaur në flagrancë për mosdhënie faturash, si dhe mban peng klientët duke mos i prishur kontratën, pavarësisht afatit.
    Irfan Hysenbelliu
    pronari i dy fabrikave të birrës, pronar mediash dhe resorti, që lë pa paga punonjësit. Disa punonjës të tij kanë dalë në protestë, ndërsa të tjerë kanë denoncuar këtë skandal në redaksinë e JOQ ALBANIA. Hysenbelliu, ka disa muaj që nuk paguan shumë punëtorë.
    Manjaku në Durrës
    I nënti në listë është manjaku në Durrës, i cili sheh vajza të mitura dhe masturbohet para tyre. JOQ Albania ka publikuar dy raste të tij, një në autobus dhe një në një bar-kafe.
    Selami Bodi
    I fundit në listë është Selami Bodi, i cili mbyti gruan e tij në Itali. Pas një debati për arsye xheloizie ai e vrau gruan duke lënë jetimë katër fëmijë të mitur.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit