Prodhimi i ulët i ullirit rrit çmimin e vajit me 30% këtë vit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.11.2023, 20:13

Këtë vit çmimi i vajit të ullirit pritet të rritet me 30% më shumë se më 2022.

Ky parashikim vjen nga specialistët e ullirit në Vlorë të cilët thonë se shkak është bërë prodhimit i cili është rreth 50% më pak se vitin e kaluar, për shkak të thatësirës së gjatë por dhe mos punimit të kurorave të ullinjve.

Nuk është vetëm tek ne në Shqipëri kjo krizë, por edhe në Itali, Spanjë , Greqi , dhe kjo do ndikojë direkt në rritjen e çmimit të vajit të ullirit në më shumë se 30%.

Në tokat me ullinj të fshatit Panaja, fermerët kanë mbi 20 ditë që kanë nisur vjeljen e ullirit. Edhe ata thonë se çmimi do jetë më i larë se vjet pasi prodhimi është më i ulët për shkak të thatësirës por edhe shpenzimeve që ata kanë patur për të marrë prodhimin e nevojshëm.

Ka prodhim ulliri po ti bësh shërbimet, edhe pse ka qenë shumë thatësirë ne jemi munduar që ti shërbejmë që ti marrim prodhim, shumë parcela me ullinj nga mos punimi dhe vaditja janë të tharë dhe nuk prodhojnë vaj, ndaj dhe çmimi i vajit do të jetë më i lartë sivjet.

Prodhimi është i mbarë, sepse i kemi bçrë të gjitha shërbimet që kërkon ulliri, dhe nga 6.5 lekë litri i vajit që ishte vjet sivjet do të shkojë në 800 lekë litri.

Prodhimi nuk është i mirë, por ne ja bëjmë shërbimet qe kërkon ulliri. Do të ketë rritje te çmimit të Vajit shprehet pasi prodhimi është jo i kënaqshëm, dhe çmimi do të shkojë 8-10 mijë lekë të vjetra dhe kërkesa ka nga Kosova apo dhe qytet të tjera të vendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit