Një tjetër version "bombë" ka mbërritur në redaksinë e JOQ për krimin e djeshëm, ku sipas policisë thuhet se Drini Derveni vrau Ermira Arapin brenda në makinë dhe më pas veten.
Në njoftimin e policisë shkruhet se sipas dyshimeve të para, autori i krimit në "Shën Pjetër" të Fierit është vetë Drini Derveni, 32 vjeç. Por ky është vetëm një version derisa të përfundojë ekspertiza.
Një ndjekës i JOQ ka nisur në redaksinë tonë një version tjetër, ku ai pretendon se e njihte Dervenin dhe se nuk kishte arsye për të vrarë veten.
Raportuesi hedh dyshime të forta se Derveni dhe Arapi janë vrarë brenda në makinë nga një tjetër person, i cili mund të ketë pasur konflikt me 32-vjeçarin për pazare droge.
"Vetëm vetëvrasje që s'është", përfundon raportuesi mesazhin e tij. Më poshtë versioni i tij i plotë: