Kush është Drini Derveni, babai i dy fëmijëve që vrau dashnoren dhe veten në Fier

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.02.2017, 12:49

Drini Derveni, personi që shikoni në foton e mëposhtme është 32-vjeçari nga Fieri, i cili i dha fund jetës së dashnores së tij, Ermira Arapi Dushit dhe më pas vrau edhe veten brenda në automjet.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e djeshme në rrethana ende misterioze, ndërsa dy viktimat kishin lidhje jashtë martesore. Drini ishte i martuar, babai i dy fëmijëve, ndërsa Ermira kishte sjellë në jetë një vajzë, nga martesa e saj me bashkëshortin, i cili jetonte në Greqi.

Ermira jetonte bashkë me kunatën dhe punonte shitëse në një dyqan perdesh në Fier, vend ku dyshohet se edhe janë njohur bashkë. Ndërkohë që burri i saj ishte emigrant në Greqi, aty mbante edhe vajzën 6 vjeçare, pasi kishin si synim ta shkollonin jashtë Shqipërisë.

Drini dhe Ermira u gjetën të dy pa jetë brenda një automjeti në fshatin Hoxharë, rreth orës 11:30 të ditës së premte.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit