Çmim i lartë i karburanteve nuk justifikon cilësinë e benzinës, naftës apo lëndëve të tjera djegëse. Të shumta janë denoncimet që qytetarët adresojnë në redaksinë tokë, ku ngrenë alarmin për cilësinë e dobët të karburantit në vend që përkthehet në dëme disa mijëra euro për mjetin.
Një qytetar ka shkruar për JOQ Albania duke treguar se si te karburant Krasniqi në Lushnje është furnizuar me 120 mijë leke karburant të përzier me ujë. Sipas qytetarit karburanti i përzier me ujë i ka dëmtuar makinën me vlerë 100 mijë euro.
I riu ka denoncuar i shqetësuar në redaksinë e JOQ dëmin që i ka bërë makinës së tij 100.000€, Karburant Krasniqi.
“Pershendetje. Tek karburant krasniqi ne lushnje kam hedhur karburant 120 mij lek. Duke e pytur ate si eshte karburanti me tha se eshte super i mire dhe prap te njejten zhurm do beji. Pas 30 sekondave me ka bllokuar makina. Makina eshte me vler 100 mij euro. I kam kontaktuar tek numart ce kane ne internet dhe nuk pergjigjet askush. Si bejn ata numra. Me kane shkaktaur dem shume te madhe”
Ai thotë se i ka hedhur 120 mijë lekë benzinë dhe kur e ka pyetur pompistin për cilësinë, i ka pohuar duke i thënë se është “super i mirë”, por pas 30 sekondash makina i është bllokuar.
“Ky esht karburanti tyre uje i teri. Jan shkaterruar injektoret, pompa si duket eshte prishur. Se di ca tju them!”
Drejtuesi i mjetit shprehet se është përpjekur t’i kontaktojë por askush nuk i është përgjigjur. Ai thotë se karburanti i tyre është komplet ujë dhe se janë shkatërruar injektorët.
Në videot e dërguara shprehet se ka më shumë se 10 litra ujë ai karburant. “Per 3-4 mij euro do ndrroj te gjithe injektoret e popmen”,-deklaron ai.
“Se di ca tju them. Shikojeni kete. Ka me shume se 10 litra uje”
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Frrok Gjini
I pari në listë është Frrok Gjini, deputeti socialist, i cili, ishte i vetmi që ngriti zërin në komision për vjedhjen që kompania ONE, po i bën shqiptarëve. Para disa deputetëve, ai tha se duhet të kërkohet llogari ndaj kësaj kompanie.
i riu nga Fieri
I dyti në listë ëshë i riu nga Fieri, i cili shpërndan ushqim dhe disa të holla për të pastrehët në qytet. Videoja e tij mori shumë komente pozitive.
Endri Goxhaj
I treti në listë është Endri Goxhaj, i riu që menjëherë sapo pa postimin për kalin që kishte ngecur në lumë në Berat, u angazhua personalisht që t’i shpëtonte jetën. Sot kali është në një fermë në Tiranë dhe ndodhet në gjendje shumë të mirë.
Shaqir Palushi
I katërti në listë është Shaqir Palushi, biznesmeni nga Kosova, pronar i Golden Eagle, i cili nëpërmjet Fondacionit Golden Eagle, ka ndihmuar me 10 mijë euro të miturën me sëmundjen e rëndë dhe ka vendosur që të ndërtojë një shtëpi të re për familjen Mamaqi në Bubq. Ky akt bamirësie është duartrokitur nga shumë shqiptarë.
Shqiptarët në Gjermani
Në listë janë dhe shqiptarët në Gjermani, që pa i dridhur qerpiku u përballën me serbët në stadiumin në Leipzig. Ata ngritën flamurin shqiptar dhe bënë shqiponjën me duar, para serbëve që u vinin drejt për t’i kërcënuar.
I riu që dorëzoi mbi 1 milionë lekë
I gjashti në listë është i riu që dorëzoi mbi 1 milionë lekë të gjetura në rrugë. Ai tregoi se e dinte kush ishte i zoti i parave, por nuk kontaktone dot. Përmes JOQ ai gjeti të zotin e parave dhe i dorëzoi ato.
Bujar Mulgeci
I shtati në listë është Bujar Mulgeci. Tropojani që jeton në Angli, duke parë neglizhencën e qeverisjes vendore vendosi të dhurojë 12 mije euro për të shtruar rrugën e një fshati, që u vjen në ndihmë shumë banorëve.
Haram i Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Roland Dhe Ina Xhaxho
Të parët në listë janë babë e bijë, Roland Dhe Ina Xhaxho, të cilët akuzohen si shkaktarët e vdekjes së 3-vjeçarit, pas trajtimit të disa dhëmbëve. Familjarët thonë se kur e kishin djalin në gjendje kritike, mjeku dhe vajza e tij nuk hapnin telefonin.
Djemtë përdhunues
Të dytët në listë janë djemtë vlonjatë që përdhunuan 26-vjeçaren, pasi i dhanë asaj pije alkoolike dhe drogë. Albi Ceno, Oltjan Tahiri, Gentjano Mehmeti dhe Vilion Kapaj kanë përdhunua rnë grup 26-vjeçaren nga Vlora. Dy prej tyre janë arrestuar ndërsa dy të tjerët janë në kërkim.
Kozak Braçi
Në listë është edhe tiktoksi Kozak Braçi. Ai është në listë pasi, pak ditë më parë ka goditur me shuplakë në kokë, një burrë dhe pamjet e dhunës i ka postuar në rrjetet sociale. Kjo video ka marrë shumë komente negative.
Robert Staka
Robert Staka, është shkodrani, që hiqej si gazetar në qytetin e Shkodrës. Ai dhunoi babain dhe e tallte atë në rrjetet sociale. Mësohet se Staka, aktualisht është në burg.
Marinela Harmatini
Marinela Harmatini, është zysha nga Shkodra, e cila mblodhi gati 200 mijë euro, me pretekstin se kishte burrin sëmurë, por sot nuk dihet ku është. Ajo është zhdukur bashkë me paratë.
Emin Cekani
Emin Cekani është taksisti manjak i kompanisë “Blue Taxi”. Ai ngacmoi seksualisht një turiste franceze, e cila u shokua dhe rastin e denoncoi në redaksinë e JOQ Albania. Pas publikimit nga JOQ, erdhi dhe reagimi i policisë.
Kompania ONE
Kompania ONE, është në listë për vjedhjen që po i bën shqiptarëve dhe shtetit. Këtë muaj, kompania ka thyer rekord me ankesa. Gjithashtu është kaur në flagrancë për mosdhënie faturash, si dhe mban peng klientët duke mos i prishur kontratën, pavarësisht afatit.
Irfan Hysenbelliu
pronari i dy fabrikave të birrës, pronar mediash dhe resorti, që lë pa paga punonjësit. Disa punonjës të tij kanë dalë në protestë, ndërsa të tjerë kanë denoncuar këtë skandal në redaksinë e JOQ ALBANIA. Hysenbelliu, ka disa muaj që nuk paguan shumë punëtorë.
Manjaku në Durrës
I nënti në listë është manjaku në Durrës, i cili sheh vajza të mitura dhe masturbohet para tyre. JOQ Albania ka publikuar dy raste të tij, një në autobus dhe një në një bar-kafe.
Selami Bodi
I fundit në listë është Selami Bodi, i cili mbyti gruan e tij në Itali. Pas një debati për arsye xheloizie ai e vrau gruan duke lënë jetimë katër fëmijë të mitur.