1000 mace shpëtohen nga thertorja, mishi i tyre do shitej si derri e deleje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.10.2023, 00:18

Policia në Kinë ka shpëtuar rreth 1000 mace nga një kamion që ishte rrugës për në një thertore ku mishi i maces shitej si mish derri ose deleje.

Duke vepruar në bazë të një informate nga aktivistët e kafshëve, oficerët nga Zhangjiagang, në provincën lindore kineze të Jiangsu, kapën një automjet të përdorur për të mbledhur dhe transportuar macet e kapura.

Këto mace do të thereshin dhe të dërgoheshin në jug për t'u shërbyer si mish derri dhe qengji, si dhe salcice.

Policia dhe autoritetet bujqësore që atëherë i kanë dërguar macet në një strehimore ,pasi prishën një komplot nga ku mund të fitoheshin 20,500 dollarë.

Një aktivist tha se një kile mish mace shitet për rreth 4 dollarë dhe çdo mace peshon rreth katër deri në pesë kilogramë pasi të përpunohen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit