Tre oficerë të Policisë Gjyqësore, janë futur pak minuta më parë tek Pallati i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Mësohet se ata kanë shkuar për t’ia njoftuar edhe njëherë masën e sigurisë.
Kujtojmë se oficerët e policisë shkuan edhe dy ditë më parë, por Berisha refuzoi t'i takonte.
Kujtojmë se në njoftimin e prokurorisë të dhënë më herët thuhej se Berisha ka konsumuar veprat penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.
Masa e sigurisë e ish-kryeministrit Berisha është “detyrim paraqitje”.