EKSKLUZIVE/ Atentatorët në Shkozë lidhje me Policinë, 7 persona me maska

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 19.10.2023, 12:07

Hysen Xhakolli, 21 vjeç është shënjestra e atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkozë. Ai ka qenë i shoqëruar nga një vajzë në makinë kur i është bërë pritë nga dy automjete nga 7 persona të maskuar të cilët e kanë qëlluar me armë. Xhakolli ka qenë në vendin e pasagjerit ndërsa vajza në timonin e mjetit.

Plumbat nuk kanë prekur asnjërin prej të rinjve teksa më pas shënjestra është goditur me mjete të forta dhe aktualisht gjendet në spital. Xhakolli ka marrë dëmtime të rënda në kokë dhe trup nga dhuna e ushtruar.

Ekskluzivisht për JOQ, janë siguruar pamjet e pjesëve të armës së autorëve, që ka përfunduar poshtë mjetit të Xhakollit, gëzhoja dhe krehët e po ashtu edhe një shkop i ndarë më dysh.

Burime të brendshme për JOQ kanë zbuluar edhe emrat e atentatorëve të dyshuar. Kjo e fundit në njoftimin zyrtar pretendonte se në vendngjarje nuk ka patur të shtëna me armë ndërkohë që pamjet e siguruara nga JOQ vërtetojnë të kundërtën.

Autorë të dyshuar të atentatit: Porositës dhe pjesë e atentatit me pseudonimin Lenci, J. Ndoi, i dyshuar po ashtu si pjesë e atentatit Xh. Çupi (nip/familjar i Oltion Agollit, specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit).

Motiv për ngjarjen dyshohet se është bërë një sherr i mëparshëm midis të rinjve për arsye ende të pazbardhura.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit