PAMJET/ “Prostitucion tek hoteli në Astir!” Qytetari: Policia nuk i bën asgjë!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 19.10.2023, 14:00

Femra të shumta që shesin trupin e tyre kundrejt pagesës dhe meshkuj që paguajnë për të përjetuar kënaqësi seksuale, është realiteti i trishtë i shoqërisë së varfër shqiptare ku shpëtimi i vetëm për të mbijetuar është shitja e trupit.

Teksa prostitucioni ka nisur të reklamohet haptazi në rrjetet sociale, Policia jo vetëm që nuk merr masa për ta parandaluar, por është kthyer vetë në klient të prostitutave.

Në redaksinë tonë ka pasur raste të pafundme denoncimesh nga qytetarët. Qendrat e masazheve janë kthyer në çerdhe të ushtrimit të aktiviteteve seksuale, por po ashtu edhe hotelet në vatra pritëse të punonjëseve të seksit dhe klientëve të tyre.

Në shumë raste kanë qenë qytetarët të cilët kanë denoncuar situatat që krijohen në hotelet ku kryhet prostitucioni por asnjë masë nuk është marrë nga policia.

Së fundmi në redaksinë e JOQ, një qytetar denoncon hotelin "Star" në Astir, te rruga "Teodor Keko". Denoncuesi shkruan se në këtë hotel ushtrohet prostitucion masivisht me vajza të ndryshme që sjellin aty klientët e tyre të cilët konsumojnë lëndë narkotike. Denoncuesi shton se ndjen frikë për sigurinë e fëmijëve aty.

Qytetari:

“Përshëndetje si jeni, banoj në Astir te rruga Teodor Keko,,ndodhet një hotel.. Star Hotel por është kthyer në problem se po përdoret për prostitucion dhe drogë,,jemi banor që banojmë mbi hotel,,kemi frikë të nxjerrim fëmijët jashtë,,kemi lajmëruar dhe policinë por askush nuk bën gjë kështu që ju lutem na duhet ndihma juaj ju faleminderit...”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit