Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në një fshat të Hasit. Mësohet se një person është gjetur i pajetë nga familjarët, në banesën e tij në fshatin Pla. Policia njofton se 31-vjeçari me inicialet P. P., dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut, e cila posedohej me leje nga babai i 31-vjeçarit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për përcaktimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.