Një 33-vjeçar me inicialet K.Q., banues në Librazhd është arrestuar në qytetin e Librazhdit.
I riu u kap në flagrancë duke grabitur një dyqan telefonash në qytet.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes pasi ishte thyer xhami i dyqanit dhe arrestoi të riun.
Mbi 33-vjeçarin rëndojnë tashmë dy vepra penale “Vjedhje mbetur në tentativë” dhe “Shkatërrimi i pronës”.