Cristiano Ronaldo mund të përballet me 99 goditje me kamxhik pasi akuzohet për tradhti bashkëshortore në Iran.
Sipas mediave iraniane, gjykata ka vendosur këtë dënim për yllin portugez 38-vjeçar të Al-Nassr, i cili është i lidhur me Georgina Rodriguez, pasi ka përqafuar dhe puthur një grua.
Ky dënim për Ronaldon vjen pasi ai udhëtoi në Teheran me ekipin e tij në shtator për të luajtur me Persepolis në Ligën e Kampionëve Aziatik, ndeshje që skuadra e Ronaldos e fitoi me rezultatin 2-0.
Gjatë asaj vizite në Iran, futbollisti i dhuroi piktores Fatemeh Hamami një fanellë të firmosur, e përqafoi dhe i dha një puthje në faqe si shenjë mirënjohjeje që i dha dy nga veprat e saj të krijuara me këmbët e saj.
Shtypi iranian pretendon se shumë avokatë iranianë kanë ngritur akuza ndaj Cristiano Ronaldos për këtë sjellje, sepse sipas ligjit iranian prekja e një gruaje të pamartuar është e barabartë me tradhtinë bashkëshortore.
Cristiano Ronaldo rrezikon të përballet me 99 goditje me kamxhik herën tjetër që ai do të vizitojë Iranin, megjithëse dënimi mund të falet nga një gjykatës nëse aktet nuk janë të dënueshme ose nëse personat e përfshirë tregojnë pendim.