25-vjeçari shqiptar arrestohet në Mal të Zi, dyshohet se do eliminonte ‘të fortin’ e Kotorrit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.10.2023, 18:35

Policia malazeze ka arrestuar në pikën kufitare Sukobin, një shtetas shqiptar me iniciale P.X.H 25-vjeç me dyshimin se ishte pjesëtar i një grupi kriminal që planifikonte një vrasje në Budva.

Mediat raportojnë se objektivi dyshohet të ketë qenë një anëtar i rangut të lartë të një prej klaneve të Kotorrit, por tani për tani ky është vetëm një supozim i policisë. Përveç shqiptarit është arrestuar edhe shtetasi armen me iniciale A.M. 34-vjeç dhe policia është në kërkim të shtetasit armen me iniciale A.M. 26-vjeç.

Policia e Budvës mbrëmë rreth orës 22:30 ka pikasur një automjet tip “VW Polo” me targa të Barit në rrugën “Slovenska plaža” dhe e ka ndaluar për ta kontrolluar.

Por në atë moment, tre persona kanë dalë papritur nga automjeti dhe janë larguar me vrap. Efektivët e policisë më pas kanë kapur vetëm dy persona.

Në automjet janë gjetur dy pistoleta "Glock" me karikatorë me nga 19 copë plumba, një pistoletë automatike "Scorpion" me silenciator dhe 17 copë fishekë, dy maska ​​silikoni si dhe disa palë doreza dhe rroba për ndërrim.

Hetimet janë në vijim e sipër, për të zbardhur rrethanat nën të cilat ishte planifikuar kryerja e kësaj vrasjeje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit