Pavarësisht se ndodhemi në vitin 2023, banorët e Tiranës, përballen akoma me mungesën e ujit, një nevojë bazike.
Një qytetar ka denoncuar për JOQ Albania se në zonën e Misto Mame”, rruga "Hazbi Serani" në kryeqytet, prej 2 ditësh nuk kanë pasur furnizim me ujë.
Për shkak të mungesës së ujit, në videon që ka dërguar qytetari shihen enët e palara që janë bërë pirg në lavarman.
Gjithashtu uji duke qenë një nevojë jetike, mungesa e tij krijon një kaos në rutinën e përditshme të qytetarëve.