Në vendin tonë pothujase çdo ditë regjistrohen raste sherresh mes adoleshenteve. Por të rinjtë nuk përplasen vetëm me grushte, ato sigurohen të kenë me vete mjetet përkatëse, të cilat siç duket gjenden lehtësisht.
Një qytetar denoncon për JOQ Albania se qarkullojnë online faqe që shesin thika, doreza dhe mjete të tjera që mund të përdoren nga adoleshentët. Sipas tij, kjo veprimtari as nuk ndalohet në vendin tonë dhe as nuk ndëshkohet, duke vendosur gjoba.
Qytetari pranë redaksisë së JOQ dërgon fotot përkatëse që tregojnë faqet online që tregtojnë matriale të tilla, që përdoren masivisht gjatë sherreve mes të rinjve.
QYTETARI SHKRUAN: