Për fat të keq nuk ka mundur t’i mbijetonte plagëve shqiponja e kapur dhe e lidhur në një gardh dje nga duart e njeriut.
Sipas informacioneve, shpendi që simbolizon kombin tonë ishte lidhur për t’u balsamosur më pas. Pavarësisht se pas publikimit në media ajo u shpëtua nga litarët dhe u dërgua tek veterineri, shqiponja ka dhënë shpirt.
Të zemëruar nga ky gjest i humanëve të pashpirt, rrjeti është mbushur me revolta dhe kërkohet dënimi dhe vënia para përgjegjësisë e autorëve.