Qytetari në Tiranë: Mbeturinat po na vijnë te dera e shtëpisë, Bashkia na ka harruar

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.10.2023, 13:27

Plehrat në rrugë janë kthyer në një shqetësim serioz për shëndetin e banorëve. Firma që ka për detyrë pastrimin e Tiranës, qendrës së saj, por edhe periferive nuk po e bën si duhet punën, pasi në disa zona, kazanët qëndrojnë të tejmbushur dhe plehrat ndodhen në tokë.

Premtimi i Erion Veliajt përpara se të merrte drejtimin e Bashkisë, për një Tiranë të pastër nuk është mbajtur. Pavarësisht propagandave të tij mediatike, qytetarët tregojnë një realitet krejt ndryshe të rrugicave në Tiranë.

Së fundmi një qytetar në Tiranë tregon me pamje gjendjen në të cilën ndodhet rruga ngjitur me tregun e agro-turizmit. Denoncuesi shkruan se Bashkia i ka harruar totalisht, ndërsa shton se mbeturinat po iu shkojnë te dera e shtëpisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit