“Lumi Vjosa po shkatërrohet, sheh vetëm peshq të ngordhur mbi ujë”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.10.2023, 17:44

Lumi Vjosa, i cilësuar si lumi i fundit i egër në Evropë, përfshin potenciale të rëndësishme natyrore dhe ekoturistike, të cilët duhen mbrojtur dhe mirëadministruar.

Një qytetar denoncon për JOQ Albania se gjendja e lumit Vjosa paraqitet skandaloze, ku ndër të tjera evidenton faktin se mbi ujë ka vetëm peshq të ngordhur. Ai ka dërguar pranë redaksisë së JOQ pamje të lumit Vjosa që kalon në fshatin Zhepë të Përmetit, duke shtuar se praktikohet masivisht peshkimi me anë të eksplozivit. Qytetari thekson se Policia Kufitare dhe ajo e rendit pavarësisht se janë në dijeni të situatës, nuk reagojnë.

Duhet theksuar se edhe qytetari, i cili denoncon këtë fenomen, shprehet se dhe ai del për gjueti, por me karrem. Në fakt edhe kjo mënyrë është e ndaluar në zonat e mbrojtura natyrore.

Rastet e abuzimit në zonat e mbrojtura natyrore janë të shumta. Sot JOQ Albania publikoi një rast ku peshqit e liqenit të Kukësit po vriten me dinamit teksa policia nuk reagon.

QYTETARI SHKRUAN:

Joq lumi vjosa esht i mbrojtur nga Unesco po ua bej dhe iher te ditur , un do vazhdoj te kembengul deri sa te postoni sepse sic e shef ne video kam dal te gjuaj peshk me karrem dhe shof vec peshk t ngordhur mbi uje Ju lutem bejeni sepse peshku i lumit vjosa po shkaterohet , esht shume i shijshem dhe me vlera esht gjynaf Kto jane disa pamje te shkeputura nga lumi vjose , keto pamje jan kryer ne fshatin Zhepë te Përmetit , fshati Zhëpe ndodhet disa kilometra larg permetit , shum afer Carshovës dhe kufirit me Greqinë , bastardet hedhin dinamit ne keto zona sepse jan larg vendeve te banuara dhe cuditërisht ne keto zona ndodhet peshku me shumicë , policia kufitare dhe policia e rendit ka informacione per keto ndodhira dhe nuk bejne asnje lloj reagimi nese ti u ofron peshk falas atyre , ne jemi peshkatare qe kemi vite qe gjuajme me karrem ne keto zona dhe po shofim nga viti ne vit zhdukjen e peshkut ne keto zona , me vjen per te qare kur shof keto pamje sepse vet njerezit po e shkaterrojne ekosistemin dhe asnje polic nuk po ndergjegjesohet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit