Në ndeshjen mes AEK dhe Ajax, tifozët shpalosën një banderolë ku shkruhej "Kosova është Shqipëri”. Banderola e cila u shpalos në ndeshjen e Europa League ishte si kundërpërgjigje për ato që janë shpalosur kohët e fundit kundër Kosovës dhe me shkrimin "Kosova është Serbi".
Por një banderolë e tillë nga tifozët e AEK është konsideruar si tradhti dhe thikë në zemër nga serbët dhe mediat e këtij vendi.
Mediat serbe raportojnë se tifozët në Serbi janë tronditur nga kjo banderolë dhe shkrimi i saj. Në titullin e një prej mediave serbe shkruhet:
“Tradhti! Tifozët grekë, thikë në zemër serbëve: Vëllezër, këtë nuk e prisnim nga ju! Parulla që tronditi Serbinë”.