“Fashion & Friends nuk më kthejnë përgjigje për atletet e blera”, dyqani: Numri ka patur probleme

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.10.2023, 00:00

Blerjet online çdo ditë e më shumë tregojnë se janë një zhgënjim dhe mashtrim në tregun shqiptar.

Këtë e themi pasi çdo ditë, në redaksinë tonë mbërrijnë me dhjetëra denoncime për biznese që operojnë online por mashtrojnë klientët me produktet e tyre.

Një vajzë pak ditë më parë iu drejtua redaksisë tonë për të denoncuar një dyqan të quajtur “Fashion & Friends” që ndodhet më TEG por operon edhe online.

Ajo tha se ka blerë në faqen online një palë atlete, por kur i ka provuar ka parë se ato nuk i bëjnë.

Menjëherë ajo i ka shkruar faqes në Instagram pasi ata e kishin orientuar për blerjen dhe jo vetëm. Por kur ajo iu ka shkruar për problemin me atletet askush nuk i ka kthyer përgjigje as në Instagram dhe as në e-mail, ndërkohë që numri ishte i pasaktë.

Redaksia e JOQ ALBANIA për të mësuar më tepër rreth këtij problemi dhe se si qëndron e vërteta, iu drejtua “Fashion & Friends” për një reagim zyrtar.

Në reagimin e tyre thuhet se faqja e Instagramit shërben vetëm për promovimin e produkteve dhe nuk ka lidhje me shitjen, ashtu si nuk ka lidhje dyqani fizik në TEG me atë online.

Ndërkohë që për ankesën e vajzës, ata pranojnë se numri i vendosur në dispozicion për këtë qëllim ka patur probleme.

Denoncimi i qytetares:

Miremengjes JOQ. Jam nje vajze dhe kam nje ankese per dyqanin Fashion & Friends ne teg ose me sakte per faqen online te tyre ! I shkruaj per nje porosi atletesh me thane kalo ne dyqan ti provosh,shkoj atje me than i ke vetem online. I blej online.I shkruaj faqes i them qe nuk me bejn dua ti nderroj nuk me japin pergjigje,shkoj ne dyqan me thojne qe fol me online. Kam 5 dit qe i shkruaj asnje pergjigje.

As ne email,nr qe kane eshte i pasakte. I kam shkruar nga adresa te tjera me jane pergjigjur tek mesazhi per atletet jo. Gjithashtu dhe ne email pa asnje pergjigje. Nese doni ua nis dhe pergjigjen qe me kane kthyer tek faqa tjeter . Se kuptoj ne cfarevendi jetojme. Tmerr dhe turp. Faleminderit nese e merni ne konsiderate dhe dite te mbare

Reagimi i “Fashion & Friends”

Në lidhje me problematikën e paraqitur ju sqarojmë se:

  1. Faqja e Instagramit Fashion&Friends operon vetëm për element promovimi të brendit Fashion&Friends si dhe të brendeve me të cilat bashkëpunojmë. Kjo faqe Instagrami nuk ka asnjë lidhje me dyqanin online Fashion&Friends, as nuk shërben si mjet komunikimi për blerje në dyqanin online Fashion&Friends. Për më tepër menaxhohet nga një agjensi e tretë.
  2. Siç edhe përmendet në faqen e dyqanit online, klienti duhet të lidhet me qendrën e shërbimit të konsumatorit për çdo problematikë në lidhje me blerjet online. Udhëzimet që duhet të ndjekë konsumatori janë të përshkruara shumë qartë në linkun: https://www.fashionandfriends.com/al/anulimi-i-blerjes/
  3. Gjithashtu dyqani fizik Fashion&Friends operon në mënyrë të pavarur nga dyqani online Fashion&Friends, dhe ndodh që artikujt që ndodhen gjendje në dyqanin online mos të ndodhen fizikisht në dyqan. Janë dy sisteme të ndryshme, të pavarura!
  4. Siç ju përmendëm në pikën 2, mënyrat e komunikimit me dyqanin online, për çdo problematikë respektive, janë shumë qartë të paraqitura! Është e vërtetë që në disa momente qendra telefonike e shërbimit të klientit (e cila operon nga e Hëna në të Premte, në orarin 09:00 – 17:00), ka pasur disa probleme teknike për shkak të një problematike që ka pasur Vodafone si provider. Nga kontrolli, na rezulton që çdo email që ka ardhur në adresën e kujdesit të klientit është përgjigjur! Në qoftë se është e nevojshme, na nisni emailin që ka dërguar klienti në adresën e shërbimit të klientit dhe mund t’ju paraqesim përgjigjen përkatëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit