Pak ditë më parë kaloi në heshtje lajmi se agjentët e BKH-së kanë sekuestruar telefonat e disa zyrtarëve të lartë në Universitetin Bujqësor. Bëhet me dije se është sekuestruar edhe telefoni i rektorit, Fatbardh Sallaku, i cili në momentin e sekuestrimit të telefonit, ndodhej në aeroport(mos vallë për tu larguar nga Shqipëria?!).
Por çfarë dyshohet se po heton BKH në Universitetin Bujqësor?

Në atë kohë, doli në skenë edhe emri i rektorit Fatbardh Sallaku, i cili u mor në pyetje, por nuk u arrestua asnjëherë. Me sekuestrimin e telefonit, pritet që të zbardhen detaje të reja, çka mund të sjellë edhe arrestimin e rektorit.
– Ali Rasha, 62 vjeç, me detyrë ish-Drejtor i Fermës Didaktike Eksperimentale në Universitetin Bujqësor Tiranë; – Tahir Ballgjini, me detyrë ish-Përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë; – Rushit Suna, 59 vjeç, me detyrë ish-specialist i Sektorit të Bujqësisë; – Ahmet Mejdani, 64 vjeç, me detyrë ish-magazinier në magazinën qendrore në Universitetin Bujqësor Tiranë, ishin personat e arrestuar në shtatir të vitit 2022.
Personat e mësipërm akuzohen se kanë abuzuar me një tender prej 10,5 milionësh.

Kjo mund të jetë një tjetër çështje që mund të hetohet nga SPAK dhe BKH, prandaj dhe telefonat mund të jenë sekuestruar.
Gjithashtu, dyshime ka se BKH mund të jetë duke hetuar edhe një tender të mbajtur së fundmi, në lidhje me një laborator. Megjithatë, në atë Universitet ka plot çështje që duhet të hetohen, pasi ende vazhdon emërimi i pedagogëve me mesatare të ulët apo pa përmbushur kriteret e nevojshme.