Edhe pse në Shqipëri ekziston një duopol i telefonisë celulare, ku ONE dhe Vodafone i vendosin çmimet e tyre në marrëveshje me njëra tjetrën duke zhdukur konkurrencën dhe duke “ia futur fort” konsumatorit final, shërbimi i tyre lë shumë për të dëshiruar.
Pavarësisht çmimeve të paketave që sa vijnë e rriten e mashtrimeve të shumta, në Shqipëri, këto dy kompani të telefonisë celulare ende nuk ofrojnë shërbimet që shqiptarët kanë nevojë.
Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një rast të tillë.
Ai thotë se tani që është rikther në Shqipëri ka mbetur pa numër pasi celulari i tij punon vetëm me eSim (kartë virtuale dhe jo fizike).
Atij i është thënë se këtë lloj karte mund ta gjejë ekskluzivisht te Vodafone, por edhe pse ka shkuar në më shumë se 14 dyqane në Tiranë dhe Durrës, ende nuk e ka gjetur kartën që i duhet.
Ndërkohë ai ka pyetur edhe te ONE për një shërbim të tillë, por s’ka marrë zgjidhje.
Ai kërkon të dijë rolin e autoritetit të konkurrencës në këtë rast, pasi ka mbetur pa një kartë Sim prej një jave.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje JOQ. Ka rreth nje jave qe jam kthyer ne Shqipri dhe kam ngelur pa telefon duke qene qe celulari im pranon vetem karta eSim (Sim virtual dhe jo fizik) qe supozohet e ka eksluzivitetin prej dy apo tre vitesh Vodafone dhe kam shkuar ne 14 pika te ndryshme ne Tirane dhe Durres te gjithe me thane qe nuk kemi gjendje, madje pyeta dhe per karte te thjeshte sim dhe mu pergjigjen as ate se kemi…
Nuk e di nese ka autoritete konkurrence ne Shqipri apo jan paguar nga vodafone te mos bejne ze se te pakten te kisha marre nje nr ne nje kompani tjeter po tek One me thane nuk kemi fare eSim si opsion.