Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ me një mesazh denoncues. Ajo thotë se ka rezervuar një guidë për në Barcelonë për një pagesë prej 380 euro personi. Qytetarja shton se denoncimi është për agjencitë shqiptare. Ajo shkruan se ka qenë grup dhe janë orientuar nga një person i agjencisë së udhëtimeve ATHS – Plazh.com.
Por gjatë udhëtimit, udhëtarët janë përballur me një problem. Denoncuesja shkruan se lekët iu kanë ikur kot, pasi ka qenë skandal edhe hoteli edhe cicëroni. Qytetarja shkruan se kur i është drejtuar agjencisë me një mesazh për këtë pakënaqësi, ka marrë një përgjigje që lë për të dëshiruar.
Denoncimi:
Kam nje denoncim per te bere dhe ju lutem hidheni ne faqen tuaj sepse nuk dua te merren me njerez ne qafe. Kemi rezervuar nje guide ne barcelone dhe kemi paguar 380euro. Ky denoncim shkon per te gjitha agjensite ne shqiperi ku jemi mbledhur 60persona. Na thane qe do ndjekim nje person me pankarten e plazh.com. Tani erdhem me agjensi per 1 arsye specifike e cila eshte qe te degjojme historin e nderteses qe po vizitojme. Ciceroni ne fjale qe nuk i ve aspak faj thote qe me kane caktuar 1 dite para per kete guide se nuk isha une por dikush tjeter dhe atij personit i ka vdekur dikush dhe duhet ta zevendesoje. Na e shkatrrruan udhetimit po na ikin leket kot cdo gje eshte skandat si hoteli, ciceroni cdo gje. I kerkoj llogari agjensise dhe shikoni cfare pergjigje te tmerrshme dhe pa pike pergjegjesie me kthen. Kemi paguar 3000 e kusur euro eshte e tmerrshme. Ju lutem postojeni per te gjithe njerezit qe mos te shkojne me me kto agjensi te tmerrshme shqiptare.
Stafi i JOQ Albania kontaktoi me "Plazh.com" për të marrë një reagim në lidhje me denoncimin e qytetares por nuk mori asnjë përgjigje.

Stafi i JOQ Albania kontaktoi me "Plazh.com" për të marrë një reagim në lidhje me denoncimin e qytetares por nuk mori asnjë përgjigje.