Armando Broja në rikthimin e tij si titullar te Chelsea ka shënuar një super gol.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar në ndeshjen e Chelsea me Fulham e cila u mbyll me rezultatin 0-2 për “Blutë”.
Kjo është ndeshja e parë që Broja luan si titullar që nga dëmtimi i tij vitin e kaluar. Javën që lamë pas Broja u fut si zëvëndësues në ndeshjen e Chelsea ndërsa mbrëmjen e sotme trajneri Pochetino mendoi ta aktivizonte si titullar.
Goli i fundit i Brojës ka qenë në 22 tetor të vitit 2022, 359 ditë më parë.