Njëlloj si çelsat në konvikt, shpërndahen edhe bluzat e bardha për studentët

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 02.10.2023, 15:11

I kemi ende të freskta pamjet, kur kujdestari i konviktit tek Mjekësia shpërndante çelsat e dhomës studentëve si të ishin kafshë që kërkonin bukë. Ai i mbante çelsat lart dhe studentët, përpiqeshin t’i kapnin.

Regjistrimet në konvikte/ Studentët denoncojnë: Bashkia e Tiranës e zhytur në korrupsion!

Mirëpo, pothuajse e njëjta situatë është përsëritur sërish. Këtë herë e kemi fjalën për bluzat e bardha që marrin studentët e vitit të parë. Kushdo që fillon universitetin tek Mjekësia pajiset me bluzë të bardha.

Mirëpo, edhe këto janë shpërndarë njësoj si tek filmi "Lulëkuqet mbi mure". Bluzat e bardha u janë hedhur studentëve nga larg, nga administratori i magazinës.

Komentet ju takojnë juve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit