Kush meriton të quhet “Harami i Muajit Shtator”?

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 02.10.2023, 13:40

I pari në listë është i riu që dilte nëpër Tiranë dhe qëllonte me armë macet. Ai u procedua nga policia, teksa u mësua se ishte në bashkëpunim me një person tjetër. (I riu që qëllonte me armë macet)

I dyti është lezhjani, Gëzim Kalia, që i jepte hashash një të mituri. Për më tepër ai e filmonte këtë veprim dhe e postoi në Tik-Tok. Sipas të riut, kush pi hashash në atë moshë është gangster. Pas publikimit të pamjeve nga JOQ, ai u arrestua.

VIDEO/ I dha hashash 10-vjeçarit, vihet në pranga i riu - NTV

I treti është Tan Gjyla i Lushnjes. Ai është për herë të dytë në këtë listë, por për të njëjtën arsye. Tan Gjyla u filmua teksa torturonte qenin e tij. Ai e hidhte me forcë në shatërvanin në qendër të qytetit.

E dhimbshme! Tan Gjyla nga Lushnja qëllon me çekan kafshën e gjorë

Edukatoret që dhunuan fëmijën në Kosovë, në çerdhen shtetërore “Gëzimi Ynë”. Në kamera u panë që ato tërhiqnin zvarrë fëmijën dhe e godisnin atë.

I pesti është Klered Bozhani, 42-vjeçari, i cili qëlloi me armë efektivin e repartit “Shqiponja”. Ky i fundit ishte duke i bërë kontroll Bozhanit, por ai e qëlloi me armë. Fatmirësisht, efektivi i policisë, është jashtë rrezikut për jetën.

E gjashta është nëna që i jepte hashash fëmijës të porsalindur. Ajo e postonte atë me krenari në Tik-Tok.

Në listë janë edhe tre gratë nga Elbasani, që kishin një skemë për vjedhje në disa dyqane. Dy prej tyre hiqeshin sikur blinin dhe tjetra vidhte produkte çfarë të mundte. (Tre hajdutet nga Elbasani)

Milan Radojiçiç, nënkryetari i Listës Serbe në Kosovë, që udhëhoqi sulmin terrorist në veriun e Kosovës. Ai u filmua brenda Manastirit të Banjskës. Radojiçiç është shkaktari kryesor i vrasjes së efektivit të policisë, Afrim Bunjaku.

Ko je Milan Radoičić: Neformalni šef sjevera Kosova

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit