Klodiana Vefa u ekzekutua nga bashkëshorti, krim i paralajmëruar

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.09.2023, 21:29

Mbrëmjen e djeshme, 35-vjeçarja shqiptare Klodiana Vefa, u ekzekutua nga bashkëshorti i saj teksa ishte në rruge dhe po kthehej nga puna në shtëpi.

Ndërkohë që janë zbardhur detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë. Krimi ka qenë i paralajmëruar më herët teksa dëshmitarë shprehen se ai e kishte kërcënuar disa herë Klodianën, duke i thënë “po të numërohen ditët” dhe “do të jesh e imja ose e askujt”.

Martesa e Klodianës me bashkëshortin Alfred Vefa kishte marrë fund prej rreth 6 vitesh. 35-vjeçarja kishte një të dashur tjetër disa kohë më parë, i cili kishte takuar edhe Alfredin duke i kërkuar që ta linte të qetë Klodianën.

Por bashkëshorti Alfred Vefa nuk e pranonte në mënyrë kategorike ndarjen. Çifti kishte 2 fëmijë, një djalë dhe një vajzë përkatësisht 17 dhe 14 vjeç. Ishte vajza ajo që e pa e para trupin e të ëmës të pajetë dhe njoftoi të vëllain në telefon.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit