Italia ul me 10% çmimet e ushqimeve, kursimet famijare deri në 150 euro

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.09.2023, 19:41

Qeveria italiane ka menduar për shtetasit e saj duke ulur në mënyrë të ndjeshme produktet e shportës bazë ushqimore. Me çmim të reduktuar do të shiten mishi, qumështi, sheqeri, vezët, mielli, orizi, por edhe pelenat dhe barnat pa recetë.

Kjo është bërë në bazë të marrëveshje që është nënshkruar me shoqatat e prodhuesve dhe me supermarketet e vendi. Mediat italiane bëjnë me dije se çmimet do të bien nga 1 tetori deri në fund të vitit mesatarisht 10%.

“Çmimet e kufizuara” do të vlejnë për tre muaj, deri në fund të vitit dhe llogaritet se çdo familje në vend do të kursejë gjithsej deri në 150 euro. Ndërkohë që konsumatorët do të mund të dallojnë produktet specifike, falë një ngjitësi të veçantë, me ngjyrat e flamurit italian.

Shteti fqinj ka menduar për qytetarët e tij, ndërkohë që qeveria Rama shfrytëzon çdo mundësi për t’iu rrjepur xhepat shqiptarëve.

Politika që do të implementohet në Itali bën kontrast me ato në vendin tonë. Nëse në Itali një familje do të mund të kursejë 150 euro në muaj, në Shqipëri qytetarët zhyten në boxhe dhe janë 150 euro ose dhe më shumë minus në buxhetin e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit