Për shkak të rikonstruksionit të shkollave, shumë nxënës janë të detyruar të bëjnë mësim në shkolla të tjera.
Por këto shkolla ndodh të jenë larg vendit të tyre të banimit dhe duhet të lëvizin me autobus.
Nxënësit e shkollës “Hasan Meti” në Mjede po përballen me një situatë të tillë këtë vit shkollor.
Ata duhet të bëjnë mësim në shkollën e Laqit në Vaun e Dejës dhe për këtë i duhet të lëvizin me autobus.
Por ata i janë drejtuar redaksisë së JOQ ALBANIA për të denoncuar sjelljen e shoferit të autobusit që transporton nxënësit.
Ata thonë se ky shofer keqtrajton, dhunon fizikisht dhe verbalisht nxënësit që transporton.
Gjithashtu ata thonë se Kristjan Shkreli, drejtuesi i bashkisë të Vau të Dejës nuk ka siguruar një transport të sigurt për nxënësit.
Ndërkohë që edhe në pamjet e mëposhtme mund të shihet sesi transporti i nxënësve lë shumë për të dëshiruar pasi shumë prej tyre qëndrojnë në këmbë.
Denoncimi i qytetarit:
Kjo eshte gjendja e nxenesve te shkolles Hasan Meti ne Mjede , nderkoh qe shkolla rikonstruktohet mesimi zhvillohet ne shkollen e Laqit te Vaut te Dejes .gjat transportit nxenesit keqtrajtohen nga shoferi i autobusit ,dhunohen fizikisht dhe verbalisht . Kristjan Shkreli drejtuesi i bashkis Vau te Dejes nuk ka siguruar nje transport te sigurt per nxenesit .