Atentat në Dukagjin! Një i vrarë dhe një i plagosur nga të shtënat me armë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.09.2023, 19:21

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Dukagjin.

Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se në fshatin Shosh, një person ende i paidentifikuar ka mbetur i vrarë ndërsa një tjetër është plagosur.

Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.

Vlen të thuhet se nga mëngjesi i ditës së djeshme e deri më tani, në vendin tonë 3 persona janë vrarë në atentate në qytete të ndryshme të vendit. Nuk dihet nëse këto ngjarje kanë lidhje me njëra-tjetrën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit