Në këto ditë të para të stinës së vjeshtës janë shtuar një sërë virozash. Po ashtu ka një trend rritje të numrit të pacientëve që diagnostifikohen me Covid.
Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik bëjnë me dije se duke qenë në hyrje të sezonit vjeshtë-dimër sigurisht është e pritshme të kemi një shtim të virozave të tjera respiratore sikurse dhe covid -19.
“Në dy javët e fundit paraqitet një incidencë prej 75.5 raste për 100 mijë banorë që është pak më e rritur se dy javëshi i mëparshëm. Duke qenë në hyrje të sezonit vjeshtë-dimër sigurisht është e pritshme të kemi një shtim të virozave të tjera respiratore sikurse dhe covid -19 dhe në disa raste problem është që mund të ketë mbivendosje shenjat klinike të covid dhe virozave të tjera respiratore mund të konfuzojnë situatën”, u shpreh një emidemiologe në një intervistë për mediat.