Algjeriani vret me thikë 22-vjeçarin në Francë, burimet për JOQ: Viktima shqiptar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.09.2023, 17:58

Një emigrant algjerian është në kërkim aktiv nga policia në Francë pasi akuzohet për vrasjen e një 22-vjeçari.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se 22-vjeçari është shqiptar dhe është vrarë me thikë për shkak të një borxhi.

Mediat franceze raportojnë se 22-vjeçari u godit me thikë disa herë në avenue de Lodève, në Montpellier. Lëndimet e shkaktuara i prekën organet vitale dhe me gjithë ndërhyrjen e shpejtë mjekësore në vendngjarje, ai humbi jetën në spital.

Rrethanat e kësaj vrasjeje mbeten ende të paqarta. Por arrestimi i partneres të viktimës, dëshmitare e ngjarjes, bëri që hetuesit të viheshin në kërkim të një algjeriani, i cili duhet të largohej nga Franca.

E reja 20-vjeçare, e cila është gjithashtu e afërt me autorin e arratisurin, u arrestua në banesën e saj që ndodhet pranë vendit të vrasjes. I dyshuari nga ana e tij ka arritur të ikë përmes një daljeje në pjesën e pasme të banesës, duke u hedhur nga dritarja.

Sipas informacioneve paraprake, viktima dhe i arratisuri njiheshin me njëri-tjetrin dhe për vrasjen tronditëse shkak dyshohet se është bërë një borxh. Hetimi vazhdon dhe autoritetet shpresojnë që së shpejti të zbardhet ky rast shqetësues që i kushtoi jetën një të riu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit