Vuan nga kanceri i zorrës së trashë, zonja Ervehe ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27.09.2023, 14:52

Zonja Ervehe ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve. Vajza e zonjës, bën apel që kushdo ka mundësi të kontribuojë për shërimin e nënës së saj. Dashuria për nënën, ka shtyrë Brikenën t'i drejtohet JOQ dhe përmes një apeli publik të kërkojë ndihëm e të gjithëve që kanë mundësi.

Sipas vajzës, krahas kimioterapisë, një ndërhyrje urgjente e CyberKnife dhe imunoterapia është një betejë për zonjën Ervehe për të mposhtur kancerin e zorrës së trashë në fazën 4 që ka çuar gjithashtu në dy operacione të mëdha.

Më 7 dhjetor 2022, Zonjës Ervehe iu hoqën 40 cm të zorrës së trashë dhe më 13 qershor iu nënshtrua një hepatektomie të plotë të djathtë, që nënkuptonte heqjen e gjysmës së mëlçisë. Vajza ka ende shpresë që shëndeti i nënës së saj do të përmirësohet, ndaj kërkon ndihmën e të gjithëve.

Kushdo që ka mundësi mund të kontribuojë në linkun e mëposhtëm të GoFundMe.

Linku GoFundMe

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit