E rëndë/ Foshnja 9-ditëshe vdes në spital, prindërit kallëzojnë Albana Ficon dhe Eliona Demaliajn

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 27.09.2023, 12:42

Dy prindër kanë kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës, drejtoreshën e QSUT-së Albana Fico dhe drejtoreshën e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” Eliona Demaliaj.Ky kallëzim ka ardhur pasi prindërve u ka ndërruar jetë foshnja vetëm nëntë ditëshe.

Oranews raporton se babai, shtetasi A.D thotë se pas disa orësh u konstatua se fëmija kishte probleme me oksigjenimin dhe pas ekzaminimeve duhej që t'i bëhej domosdoshmërisht kontroll i zemrës. Ai shton se foshnja rezultoi me Transpozicion të enëve të mëdha të aortës së zemrës.

“Mjeku më tha që duhej bërë ndërhyrje e menjëhershme kirurgjikale koronare për zgjerimin e venave me qëllim lehtësimin e qarkullimit të oksigjenit në trupin e fëmijës. Çdo minutë që kalonte, rrezikonte jetën e fëmijës dhe ndërhyrja ishte urgjente. Mu sugjerua se ilaçi për trajtim nuk gjendej në sektorin publik, dhe se duhej të kërkoja privatisht” – thotë në kallëzim babai i foshnjës.

Prindërit kanë kallëzuar zyrtarët e institucioneve për shpërdorim detyre dhe thonë se e ndërmorën këtë iniciative në mënyrë që prindër të tjerë të mos e pësojnë kështu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit