Veliaj vjedh dhe me varret, i jep tenderin Qefaliajve edhe pse kishte oferta më të ulëta

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 25.09.2023, 22:13

Erion Veliaj nuk ngopet së vjedhuri. Duket se ngado kërkon të fusë para me shumicë në xhepat e tij që nuk paskan fund. Deri më tani e kemi parë të përfitojë nëpërmjet tenderave të ndryshëm në ndërtime insfrastrukturore por duket se së fundmi Veliajt i ka ikur çdo cipë e mundshme.

Figuron që kryetari i Bashkisë Tiranë ka filluar të vjedhë edhe me varret. Bëhet fjalë për një tender në vlerë rreth 75 milionë lekë të vjetra që ia ka dhënë kompanisë së miqve të tij, vëllezërve Qefalia. Ai ka shpallur fituese të tenderit firmën e tyre DAJTI PARK 2007, edhe pse në garë ka patur firma që kanë ofruar më pak.

Bëhet fjalë për procedurën me numër reference REF-73947-06-29-2023 dhe me objekt “Blerje bordura provizore varri”. Fondi limit është caktuar në vlerën 7,703,675 lekë të reja pa TVSH ose rreth 92 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Por duke parë dokumentat e këtij tenderi shikohet se kanë marrë pjesë 4 kompani, nga të cilat njëra ka ofruar një vlerë gati 8 milionë lekë të vjetra me TVSH më pak se fituesi. Natyrisht një diferencë e tillë nuk është aspak e vogël kur vjen puna për varret.

Megjithatë i pangopur nga paratë Veliaj ka vendosur të shpallë fituese firmën DAJTI PARK 2007 për vlerën 6,297,600 lekë të reja pa TVSH ose rreth 75 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo vlerë ndërkohë rezulton të jetë sa 82% e fondit limit, duke shtuar më tej dyshimet se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit