Metadoni është një lloj medikamenti që ndihmon përdoruesit e drogës që duan të heqin dorë prej saj duke lehtësuar dhimbjet dhe duke zbehur dëshirën për lëndë narkotike.
Por ky lloj ilaçi që duhet të ofrohet falas nga shteti, në Shkodër mungon prej më shumë se një jave.
Një përdorues i lëndëve narkotike i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar mungesën e këtij ilaçi kaq shumë të nevojshëm për të dhe të tjerë si ai.
Ai thotë se çdo 3-4 muaj ka mungesë të metadonit dhe madje vetë shteti u thotë ish-përdoruesve të drogës që t’i rikthehen sërish asaj pasi nuk iu siguron ilaçin e domosdoshëm.
Qytetari thotë se në momentin që gjendja e tyre përmirësohet dhe ata heqin dorë nga droga, shteti iu ndalon metadonin duke i detyruar t’i rikthehen sërish lëndëve narkotike dhe krimeve.
Madje ai thotë se gjatë kësaj jave, për shkak të mungesës së metadonit 3 përdorues droge kanë përfunduar në burg pasi kanë vjedhur.
Gjithashtu ai thotë se përdoruesit e drogës nuk mund të qëndrojnë asnjë ditë pa këtë lloj medikamenti, por shteti as që do t’ia dijë për këtë.
Denoncimi i qytetarit:
mirmrama pash zotin jena perdorusa droga kena 1 jav qe nuk marrim ilaqe ket gja na bajn qdo 4 muj nej sa rehabilitona fillojm prap drogen lajm punen e na torturune. pash zotin flitni iher me ato te aksion plusit tpakten se ntiran jan te levizin me ato kerkesa edin qe po mbaron nuk punoj a e shesin nuk di qa bajn ne po na shktrojn ,
qdo 3 muaj nuk ka thojn ne nuk mundemi te rrim 1 dit pa ate sa I rregullojm punet me filjen qe fillojn te ken besim te ne I prishim prap se nuk mundemi pa ilaq 3 veta kan perfundu nburg ket jav se kan vjedh prej halli .gjithmon kshtu po ma mbysin. Tpakten bejini nje felefonat qe tken pak frik e ta porosità at ilaq se po marojm per zotin.. Ju lutem
Pash zotin a I kenishkrujt naj kuj atyre te aksion plusit ose ministri shendetsis.qojani nje SMS sa ta din se è dini qe nuk shperdajn ilaqet e noshta po bajn diqka.ju lutem shum se jena nhall tmall