Banori i Fierit: Na mbytën plehrat, djegia e tyre na bllokoi mushkëritë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.09.2023, 09:50
Në qytetin e Fierit, plehrat kanë zaptuar koshat e mbeturinave, por edhe trotuaret. Një qytetar ka dërguar pamje në redaksi, aty ku shihen që mbeturinat janë grumbulluar në tokë, pasi kazanët janë të papastruar.

Denoncuesi shkruan se plehrat kanë mbytur lagjet e Fierit dhe Bashkia nuk merr asnjë masë për pastrimin e tyre. Qytetari shton se në periferi të Fierit, plehrat digjen në ambient të hapur duke u kthyer në rrezik për shëndetin e banorëve pasi iu janë bllokuar mushkëritë nga tymi.

Qytetari:

Pershendetje joq albania këtu jemi në fier shiko se cfarë bëhet bashkia fier, na kanë mbytur plehrat dhe në rrethinat lagjët periferike full me plehra që digjen nuk marrim DOT frymë na U bllokuan mushkritë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit