Denoncim: Në urgjencën e Durrësit doktoresha e turnit përzë pacientët në shtëpi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.09.2023, 23:14

Gjatë këtyre ditëve ka patur një shtim të virozave si tek fëmijët ashtu edhe tek të rriturit.

Shumë prej qytetarëve zgjedhin ta kalojnë në shtëpi një virozë të tillë, ndërsa shumë të tjerë i drejtohen qendrave shëndetësore dhe urgjencave të spitaleve.

Një qytetare i është drejtuar redaksisë tonë për të denonucar mungesën e shërbimit në urgjencën e spitalit të Durrësit.

Ajo thotë se doktoresha në turn refuzon të vizitojë pacientët, duke ikur sa në një dhomë në një tjetër edhe pse nuk ka fluks në spital.

Sipas saj doktoresha nuk kryente asnjë kontroll fizik, matje temperature apo tensioni për pacientët që ishin në urgjencë. E sikur të mos mjaftonte kjo, qytetarja thotë se doktoresha nuk iu jepte as qetësuesin e spitalit pacientëve duke iu kërkuar ta blejnë vetë në farmaci.

Më tej ajo thotë se gjatë këtyre ditëve janë shtuar rastet me Covid, por në spital nuk pranohen pacientët nëse nuk kanë kaluar 3 ditë në shtëpi dhe nuk kanë patur asnjë përmirêsim.

Ajo thotë se doktoresha e turnit të sotëm i kthente të gjithë pacientët në shtëpi pa iu ofruar asnjë lloj shërbimi.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje JOQ, anonim te lutem. Ne urgjencen e Durresit mjeket nuk japin asistence dhe nuk vizitojne pacientet. Doktoresha ne turn refuzon te vizitoje pacientet dhe ikte nga nje dhome ne tjetren duke i len pacientet ne pritje edhe pse fluksi nuk ishte i larte. Eshte perhapur masivisht Covid dhe e vetmja gje qe te thone ne qendren e urgjences kur shkon eshte: te pish tachipirine dhe te presesh diten e 4, nqs kalon 4 dite me temperature, kolle dhe probleme te tjera shendetesore ateher mund te shkosh ne urgjence. Doktoresha ne turn refuzonte te jepte dhe qetesuesin e spitalit duke then te blini ne farmaci dhe te shkoni ne shpi. Theksoj faktin qe nuk beri asnjelloj kontrolli fizik, as matje temp as tension, asgje.

Ne foto i thoshte nje pacienti tjeter: nuk mund te te ndihmoj dhe i kthente njerezit ne shpi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit